E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi dënon incidentet në veri të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dënon incidentet e fundit në veri të Kosovës.“Ngjarjet e tilla janë pasojë e mosrespektimit të rendit dhe mosshtrirjes së ligjit në këtë pjesë të Republikës së Kosovës”, thekson ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës kërkon nga organet kompetente që autorët e këtyre incidenteve të kapen dhe të vihen para drejtësisë, njofton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›