E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi kunder privatizimit te PTK

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi e ka quajtur të paligjshëm procesin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Sipas tij Kuvendi i Kosovës nuk kanë votuar vendim tjetër për PTK-në, përveç projektligjit të buxhetit të vitit 2011 ku parashikohej shitja e PTK-së por të cilit i ka skaduar afati në fund të 2011-tës.

Në seancën e radhës së Kuvendit ku mes tjerash po debatohej edhe për gjigantin metalurgjik Trepca, kryeparlamentari Krasniqi ftoi prokurorët e EULEX-it që të hetojnë privatizimin e PTK-së. Në të njëjtën linjë me kryeparlamentarin Krasniqi janë edhe deputetet opozitarë. Sa i përket diskutimit për ndërmarrjen Trepca ka qenë deputetja e PDK-së ish-ministrja e Energjetikës Justina Pula, e cila e kritikoi Qeverinë për mos respektim të kushtetutes së Kosovës. Debati për Trepcën ishte thirrur nga Lidhja Demokratike të Kosovës, deputetë të së cilës kërkuan nga Qeveria e Kosovës hartimin e një ligji të veçantë për këtë ndërmarrje brenda një periudhe prej 90 ditësh.   Debati për PTK-në dhe Trepcën ashpërsohet në një kohë që qeveria ka aprovuar shitjen e PTK-së dhe kur Trepca, tani ndodhet në procesin e identifikimit të kreditorëve të saj. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi e ka quajtur të paligjshëm procesin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Sipas tij kuvendi i kosovës nuk kanë votuar vendim tjetër për PTK-në përvec projektligjit të buxhetit të vitit 2011 ku parashikohej shitja e PTK-së por të cilit i ka skaduar afati në fund të 2011-tës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›