E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporteret e KiE Zgjedhjet te jene te lira e te ndershme

Pas takimeve që zhvilluan me përfaqësues të politikës shqiptare në Tiranë, raporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE-se, deklaruan se zgjedhje në Shqipëri duhet të jenë të lira dhe të ndershme.

Në një konferencë për media zyrtarët europianë Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco bënë me dije se pas vëzhgimeve do të bëjnë një raport për cilësinë e zgjedhjeve, i cili do të paraqititet gjatë muajit maj. "Gjatë takimeve që kemi zhvilluar kemi theksuar shqetësimet tona për aspektet politike. Po ashtu kemi kërkuar sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit", thanë raporterët. Një ditë më parë raporterët u takuan me Kryeministrin Sali Berisha, nga i cili morën sigurinë se Qeveria shqiptare do të realizojë në Shqipëri zgjedhje konform standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Më pas ata u takuan me kreun e PS-së, Edi Rama, me të cilin diskutuan rreth zhvillimeve të fundit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›