E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevendosje Renia e qeverise kishte filluar nga themelimi

Prishtine 3 nentor NOA - Levizja Vetevendosje mbajti sot nje konference per shtyp lidhur me zhvillimet e fundit ne vend gjate se ciles drejtuesi i saj Albin Kurti u shpreh se kjo levizje cdo dite e me teper po forcohet dhe organizohet dhe vetem organizimi i fuqishem e ben ndryshimin.

Dje Kosova u be edhe me ish-qeveri sikurse ishte edhe me ish-president. Kjo nuk ndodhi per shkak te interesave nacionale por per shkak te interesave te ngushta partiake. Mirepo renia e djeshme e qeverise ishte vec formale sepse renia ka filluar qe nga themelimi i saj. Ajo renie ka filluar nga momenti kur kjo qeveri na i ka kontrabanduar Flamurin e Kushtetuten kur festonte ne Prishtine e neve na digjeshin pikat kufitare me Serbine kur pranoi planin 6 pikesh protokollin me Serbine filloi zbatimin e ndarjes se Kosoves permes decentralizimit etnik dhe filloi shpronesimin e Kosoves me ane te privatizimit se prones publike tha ne fjalen e tij Albin Kurti.

Duke shtuar se kjo ish-qeveri nuk i beri nder as popullit as shtetit sepse ishte me sovranitet te cunguar dhe e korruptuar moralisht e financiarisht.

Kjo ish-qeveri e kishte humbur legjitimitetin sepse ishte qeveri e votuar nga shumica e pakices dhe krejt cka ndodhi dje ishte se deputetet ja moren edhe te drejten e ngushte ligjore per te qeverisur duke e ndihmuar keshtu Thacin per tia ndalur ketu theqafjen e thelle ne te cilen ishte nisur perfundoi Albin Kurti.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›