E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi mohon të ketë pas shkelje të procedurave

Kreu i legjislativiti Jakup Krasniqi vazhdon të insistojë se nuk janë shkelur procedurat, kur është votuar Projektligji për Transmetuesin Publik në Kosovë, duke thënë se gjithçka ka qenë mbi bazën e rregullores së punës së Kuvendit. Kryesia në mbedhjen e mbajtur sot, vetëm me nënkryetarët e Kuvendit, ka diskutuar për rritjen e hapësirave të Kuvendit për punë më efikase.

Pas mbajtjes së mbledhjes së kryesisë, Krasniqi ka ripërsëritur edhe njëherë që nuk ka pas shkelje të procedurave në rastin e votimit të projektligjit për RTK-në, ndërsa ka shtuar se opozita ka pas arsye të tjera që është dashur të i shpalosin.

“Unë e kam thënë publikisht dhe po e them, shkelje të procedurave mbi bazën e rregullores së punës që punonin Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka pasur. Sigurisht që opozita ka pas arsye tjera dhe ata është dashur të shpalosin arsyet tjera. Edhe njëherë po them, nuk ka pas shkelje të procedurave, gjithçka ka qenë mbi bazën e rregullores së punës dhe në Kuvend vendos shumica parlamentare”, ka thënë Krasniqi.

Nesër pritet të mbahet edhe një mbledhje e kryesisë për të biseduar për vazhdimin e seancës së papërfunduar të javës së kaluar.

Sipas Krasniqit nuk është caktuar seancë e re, për faktin se ka papërfunduar kjo seancë, nuk ka material të mjaftueshëm për vazhdimin e seancës tjetër.

Kryekuvendari se bashku me nënkryetarët e kuvendit sot kanë diskutuar më shumë për mundësinë e krijimit të hapësirave për punë të Kuvendit.

“Sot kryesisht kemi biseduar për mundësin e krijimit të hapësirave më të mjaftueshme për punën e të gjitha komisioneve, se ne vërtet si Kuvend nuk kemi hapësira të mjaftueshme për ngritjen e kapaciteteve të punës së Kuvendit edhe për faktin se një pjesë e hapësirës së Kuvendit shfrytëzohet nga administrate e Presidentes”, ka theksuar ai.

Ndryshe në rend të ditës të mbledhjes së kryesisë kanë qenë shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, shqyrtimi i Raportit të parë për zbatimin e Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian, për vitin 2012.

Gjithashtu shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave: shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për Kuvendin e Kosovës, ftesa e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe njoftimi i kryetarit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me vizitën zyrtare të realizuar në Shqipëri.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›