LDK zyrtarizon kandidaturën e Salihajt në Ferizaj

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, duke respektuar vullnetin e Kryesisë së Degës së LDK-së në Ferizaj, i dha përkrahje kandidaturës së Adem Salihajt, kryetar i Degës, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 29 prillit, për kryetar të Komunës së Ferizajt. Kështu thuhet ne nje njoftim te LDK'se.
Kryesia e LDK-së kërkon nga Dega e LDK-së në Ferizaj, të gjitha strukturat e partisë, nga veprimtarë dhe simpatizantë që të angazhohen maksimalisht e të punojnë që LDK-ja të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve. Kryesia e LDK-së kërkon mbështetjen e qytetarëve të Ferizajt me rrethinë për kandidatin e LDK-së, më 29 prill, për të mundësuar që të fitojë alternativa që përfaqëson LDK-ja, alternativa e një qeverisjeje demokratike dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve të Ferizajt me rrethinë", thuhet ne njoftimin e LDK'se.