Partia e Aung San Suu Kyi fitoi zgjedhjet në Birmani
Liderja për demokraci në Birmani, Aung San Suu Kyi, e ka vlerësuar si “epokë të re” fitoren bindëse të partisë së saj në zgjedhjet e para, pas disa dekadave të sundimit nga junta ushtarake.
Partia e saj tha se Suu Kyi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1991, e cila ishte e burgosur nga junta gjatë kohës më të madhe në 22 vitet e fundit, ka fituar ulëse në parlament, në votimet e së dielës.
Partia e saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci, thotë se ka fituar 44 prej 45 vendeve në Parlament.
Këto ishin zgjedhjet e para prej se qeveria civile e mbështetur nga ushtria e Birmanisë mori pushtetin para një viti.
Në vitin 1990, Lidhja Kombëtare për Demokraci pat arritur fitore bindëse, por ishte bllokuar nga ushtria për ta marrë pushtetin.