E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi mund ta sfidojë Thaçin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi, përveç që ka kundërshtuar ashpër Kryeministrin dhe kryetarin e partisë së tij, Hashim Thaçi për shumë çështje në kuadër të qeverisjes qendrore dhe asaj brenda partisë, nuk e ka mohuar mundësinë që një ditë të kalojë në ndonjë parti tjetër.

Krasniqi në emisionin “Rubikon” në KTV gjithashtu ka deklaruar se ndoshta në zgjedhjet e ardhshme të Partisë Demokratike të Kosovës do të konkurrojë për pozitën e liderit të PDK-së.

Sipas Krasniqit propozimi i Fatmir Limajt “një anëtarë – një votë” nuk është kundërshtuar në Partinë më të madhe në vend por se nuk është diskutuar dhe se nëse do të vendoset për këtë formë atëherë nuk ka arsye të deklarojë se nuk do të kandidojë, transmeton Indekonline.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›