E Martë, 3 Nëntor 2026

Krasniqi në Baku: Fokusi, mbrojtja e fëmijëve në mjedisin mediatik

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi mori pjesë në Asamblenë e 11-të të Forumit të Autoriteteve Rregullatore të Transmetimeve të Detit të Zi (BRAF), mbajtur në Baku të Azerbajxhanit, në qendër të së cilës është mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi tha se “interesi më i lartë i fëmijës është një nga objektivat e punës në AMA. E kemi reflektuar këtë, jo vetëm në ligjin organik të institucionit, apo në Kodin e ripunuar të Transmetimit, në të cilin seksioni me fokus mbrojtjen e fëmijëve është pasuruar me standardet më të larta të mbrojtjes së fëmijës, por edhe me një fushatë të gjerë Edukimi Mediatik”.

“Zhvillimi i teknologjisë dhe sfidat që ky zhvillim ka sjellë në rregullimin e tregut mediatik audioviziv janë gjithashtu një angazhim i reflektuar, përveçse me ndryshimet e duhura ligjore, edhe me impenjime konkrete në rregullimin e Platformave të Shpërndarjes së Videove dhe mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme që qarkullojnë në mjedisin online”, theksoi Krasniqi.

Krasniqi u shpreh se “kjo është një punë e vazhdueshme dhe një sfidë e përditshme. Ndarja e përvojave me kolegë të vendeve të tjera, shkëmbimi i eksperiencave dhe bashkëpunimi, janë mënyra e vetme për t’ia dalë me sukses këtyre sfidave”.

1 nga 8

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›