Krasniqi në Strasburg, sot takohet me Eduard Kukan

Presidenti në detyrë i Kosovës Jakup Krasniqi ka mbërritur për një vizitë tre ditore në Strasburg ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian.
Sot ai do të takohet me udhëheqësin e delegacionit të Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Edurad Kukan, me anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesit e institucioneve të tjera të Bashkimit Evropian.
Sipas mediave kosovare të cilat u referohen burimeve nga kabineti i presidentit së bashku me Krasniqin do të jenë vetëm këshilltarët e tij pasi presidenti nuk ka delegacion.
Sipas shefit të Kabinetit të Presidentit, Bilall Sherifi Kuvendi i Kosovës është shpërbërë, ndërsa qeveria ka axhendën e vet, fakte këto që, sipas tij, kanë ndikuar që Krasniqi të udhëtojë i vetëm për në Strasburg.