Zgjedhjet e FIFA-s, Blatterit i rrezikohet posti
Ndërsa presidenti i UEFA-s, Michel Plattini, u rizgjodh president në zgjedhjet e 2010-ës pasi nuk kishte rival, e kundërta pritet të ndodhë në zgjedhjet e 2011-ës për homologun e tij të FIFA-s, Sepp Blatter.
Kreut të institucionit më të lartë të futbollit i kanë shpallur "luftë" dy funksionarë të konfederatave aziatike.
Mohamed Bin Haman nga Katari dhe miliarderi koreano-jugork Çung Mong-Jon, i biri i njërit prej themeluesve të Hyndait dolën në konferencë për shtyp dhe deklaruan se do të kandidojnë për kreun FIFA-s në zgjedhjet e 2011-ës.
"Do kishim shumë dëshirë të shihnim në krye të FIFA-s një funksionar aziatik", tha Bin Haman.