Krasniqi nuk sheh privilegje në ligjin për deputetët

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka polemizuar me shoqërinë civile, kësaj radhe për një çështje që prek direkt interesat e tij dhe të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Një numër organizatash joqeveritare kanë kritikuar ashpër Ligjin për Deputetë, përkatësisht nenin 22.1, i cili parasheh pension suplementar për deputetët mbi moshën 55-vjeçare. Madje, shoqëria civile i ka bërë thirrje presidentit që mos ta nënshkruajë këtë ligj.
Por Krasniqi konsideron se ky ligj nuk parasheh privilegje shtesë për deputetët dhe i këshillon OJQ-të t’i lexojnë edhe ligjet e vendeve të tjera. “Kërkojmë nga shoqëria civile që t’i lexojë ligjet edhe të vendeve tjera dhe ta sheh që nuk ka kurrfarë privilegjesh shtesë për deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë kryeparlamentari, transmeton KosovaPress.
Ndrësa Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, konsideron se Kuvendi është duke bërë gabim shumë të madh me këtë ligj, ngase sipas tij, është non-sens të kërkohet që deputetët të marrin pension në moshën 55-vjeçare.
“Personalisht mendoj se është non sens, mendoj se Kuvendi po bën gabim të madh që po provon të rregullojë çështje të tjera, të cilat nuk mund të rregullohen kësisoj përmes krijimit të provizioneve, të cilat do t’u lejonin deputetëve të pensionoheshin në moshën 55-vjeçare. Është gabim, nuk është e drejtë dhe nuk duhet të ndodhë”, ka thënë Gjini.
Caktimi i moshës së pensionimit të deputetët madje ka krijuar një konfuzion, ngase fillimisht ishte mosha 50 vjeçare, ndërkohë që më vonë u përmirësua kjo në 55, përderisa u vlerësua se caktimi i moshës 50 vjeç ishte thjesht një gabim teknik.
Mosha, për kryeparlamentarin Krasniqi në këtë rast nuk ka rëndësi fare. “Në ligjet tjera nuk ceket mosha hiq, mund të jetë edhe më herët se 50 vjet”, është shprehur ai.
Sido që të jetë, ky ligj ka marrë mbështetjen e shumicës parlamentare, dhe për këtë shefi i Grupit Parlamentar të AAK thekson se faji i tij është vetëm që nuk ka bërtitur më shumë kundër tij. Sipas Gjinit, Kuvendi me këtë ligj, po i rehabiliton ata deputetë që kanë frikë se nuk do të mund të rizgjidhen në pozitën e deputetit.