E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa Benedikti XVI mbushi sot 84 vjeç

Papa Benedikti XVI mbushi sot 84 vjeç. Të shumta urimet nga e gjithë bota, për njeriun e dashuruar me Zotin e me Kishën, bariun në shërbim të së Vërtetës. Që nga fëmijëria, miqësia me Jezu Krishtin karakterizon jetën e Jozef Racinger. Vetë Papa rikujton këtë fakt me mirënjohje. “Miqësia e Jezu Krishtit është miqësia e Atij, i cili na bën njerëz që falim, e Atij që na fal, na largon vazhdimisht nga dobësia jonë e kështu, na edukon, na ndikon vetëdijen e detyrës së brendshme të dashurisë, e detyrës për t`iu përgjigjur besimit të tij në besnikërinë tonë”- tha papa. Papa Racinger lindi në Marktl am Inn, në dioçezën e Passaut (Germani) më 16 prill 1927. Babai i tij, komisar i xhandarmërisë, vinte nga një familje e lashtë bujqish të Bavierës së poshtër. Ai i kaloi vitet e adoloshencës në Traunstein, në vitet e fundit të Luftës II Botërore u thirr në shërbim ushtarak e pikërisht në shërbimin ndihmës për ruajtjen e hapësirës ajrore. Nga viti 1946 deri në vitin 1951, vit në të cilin, u shugurua meshtar , filloi veprimtarinë e mësimdhënies, studioi filozofi e teologji në Universitetin e Munihut dhe në shkollën e lartë të filozofisë e të teologjisë të Freisingës. Në vitin 1953 mbrojti dizertacionin me temë: “Populli dhe shtëpia e Zotit në Doktrinën e Kishës sipas Shën Agostinit”, me të cilën fitoi titullin e doktorit në teologji. Katër vjet më vonë mori titullin e doçencës së pavarur me punimin mbi “Teologjinë e historisë së Shën Bonaventurës”. Ndërkaq, që nga viti 1962, fitoi famë ndërkombëtare duke folur, si këshilltar teologjik i kryipeshkvit të Këlnit, kardinalit Joseph Frings, në Koncilin II të Vatikanit, ku dha një kontribut të shquar. U shugurua me 28 maj të të njëjtit vit. Ishte prifti i parë dioqezan që merrte në duar, pas 80 vjetësh, drejtimin baritor të dioqezës së madhe bavareze. Ai u zgjodh papë më 19 prill 2005; e filloi shërbimin e tij baritor si Kryebari i Kishës Katolike Universale më 24 prill 2005, me emrin papnor Benedikti XVI.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›