Historia: Real Madrid 85 – Barcelona 82

Real Madrid dhe Barcelona janë takuar në 7 gara të ndryshme, në histori plot 209 herë. Balanci është në favor të Realit që ka fituar 85 herë, dhe ka humbur 82 ndeshje. Të tjerat kanë përfunduar në barazim. Kjo mund të ndryshojë nëse Barcelona i fiton të 4 ndeshjet e qe do te realizohen.
Barcelona mund të bëhet ekipi i vetëm që fiton 3 vjet rresht në Bernabeu. Katër ekipe të tjera e kanë bërë këtë 2 vjet rresht (Athletic, Betis, Mallorca y Celta).
Të 11 golat e fundit të El Clasicos janë shënuar nga Barcelona, në mënyrë të vazhdueshme. Kjo nuk ndodhte prej 68 vitesh, dhe këtë e bënte Madridi atëherë. Nëse Barcelona shënon e para sonte, do të ishte hera e parë në histori që një ekip shënon 12 gola pa pranuar asnjë.
Mourinho sot luan ndeshjen e tij të 50 me Real Madridin. Ka 38 fitore, 7 barazime, 4 humbje. Reali ka shënuar 116 gola dhe ka pranuar 29.
50 ndeshjet e para të Guardiolës në Barcelonë kanë qenë 37 fitore, 8 barazime dhe 5 humbje. 133 – 42 ka qenë gol-diferenca. Mou kishte 37 fitore me Porton në 50 ndeshje, 38 nga 50 me Chelsean dhe 29 nga 50 me Interin.
Guardiola mund të bëhet trajneri i parë në histori që fiton për 3 vjet rresht El Clasicot brenda dhe jashtë terrenit të vet.
Busquets, Alves, Keita, Messi, Puyol, Valdés dhe Xavi janë lojtarët që kanë fituar 5 Clásicos rresht.
Andres Iniesta ka zhvilluar 11 Clasico, por kurrë nuk ka mundur të shënojë gol. Madje, ka vetëm një asistim.
Nëse Ronaldo dhe Messi arrijnë sonte shifrat e 30 golave, do të ishte hera e tretë që dy lojtarë arrijnë këtë shifër në një ndeshje. Më herët këtë e kishin bërë: Hugo Sánchez (38) dhe Polster (33) në sezonin 1989-90 dhe Forlán (32) e Etoo (30) në sezonin 2008-09.