E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi s’ndryshon qëndrimin, Kuvendi mblidhet të mërkurën

( E plotësuar) Kryekuvendari, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se ai nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij për arsyet e mospjesëmarrjes së tij në konvente e PDK-së, raporton KTV-ja.

Ai ka thënë se i mbetet besnikqëndrimit që ka dhënë letrën e tij. Krasniqi ka thënë se asnjëherë nuk ka menduar për pozitën e tij.

I pyetur se mospjesëmarrja e tij në konvend a do të rrezikonte postin e kryetarit të Kuvendit, është përgjigjur se për karrierën e tij politike vendosin qytetarët.

Vetëvendosja dhe LDK-ja kanë vlerësuar se nuk do ta përkrahnin ndonjë iniciativë të PDK-së për shkarkimin e Krasniqit.

 Ismet Beqiri nga LDK tha se partia e tij është e hapur për ta mirëpritur rikthimin e Krasniqit në gjirin e vet.
 

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Visar Ymeri, i ka thënë se PDK-së po i pengon Krasniqi, ngase ai po sillet më shumë si kryetar i Kuvendit se sa si përfaqësues i PDK-së.

Seanca e ndërprerë e Kuvendit do të vazhdojë punimet të mërkurën, kur do të shqyrtohen pikat që kanë mbetur nga seanca e kaluar. Të enjten para ligjvënëseve do të raportojë kryeministri, Hashim Thaçi, për takimin që ka pasur me kryeministrin serb, Ivica Daçiq.

.....

Njëri nga eksponentët më të lartë të PDK-së, Jakup Krasniqi, duket se është i vendosur për ta sfiduar deri në fund shefin e partisë, Hashim Thaçin.

Burime të “Zërit” kanë konfirmuar se as “mësitët” që janë dërguar nga lidershipi i partisë të Jakpu Krasniqi kanë “dhështuar” në përpjekjet e tyre për ta bindur kryeparlamentarin për të qenë i pranishëm në Kongresin e Gjashtë të PDK-së, dhe të kthejë “kokën” nga partia të cilin dikur e themeloi.

Gazeta merr vesh se punimet e Kongresit janë shtyer për gati dy orë, pikërisht për shkak se është menduar se Krasniqit do të “luhatet” nga mendimi i tij dhe do të jetë i pranishëm në Kuvendin e VI Zgjedhor, porse kryekuvendari edhe nga largësia ia dha goditjen e parë PDK-së, duke ia bërë të qartë lidershipit të partisë se nuk është person që ndërron mendje.

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu deklarimet për një takim mes Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit, i sheh si një përpjekje për ta denigruar figurën e vetë kreut të Kuvendit.

Ndërkaq, “solidaritetin” e shefit të PDK-së që pjesë e Këshillit Drejtues të jetë Krasniqi dhe Limaj më shumë e sheh si një lojë të Thaçit.

“Kjo është një taktikë e Thaçit, i cili mundohet që të tregojë para opinionit se nuk është ai që po i largon figurat e partisë, por ata po dalin vetë. Prandaj e gjithë kjo situatë në PDK është krijuar pikërisht për shkak të veprimeve autoritare të Thaçit dhe devijimit të partisë”, ka thënë analisti Spahiu./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›