E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç me katër pika për Kosovën

Presidenti serb, Boris Tadiç, ka paralajmëruar se në javët e ardhshme do të kërkoj mbështetje nga shtetet më me ndikim të botës, për planin e tij për Kosovën.

"Elementi kryesor i këtij plani është zgjidhja me të cilën Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe të njëjtën kohë qëndrim i qartë për të gjitha shtetet me ndikim në bashkësinë ndërkombëtare që nuk e duan ndarjen e Kosovës”, ka thënë Tadiç për Vecernje Novosti.

Sipas tij, plani ka katër pika.

"Zgjidhja për veriun e Kosovës, e cila karakterizohet padyshim nga realiteti ndryshe në raport me dominimin shqiptar në jug të Ibrit, mbrojtja e manastireve dhe trashëgimisë sonë, mbrojtja e patundshmërisë dhe qytetarëve në Kosovë, sidomos garanci për sigurinë e serbëve që jetojnë në këto zona”, ka thënë Tadiç.

Zgjidhja, sipas Tadiçit, duhet të marrë parasysh interesat serbe, “por edhe shqiptare”, si dhe pozicionet e elementëve kyç të politikës ndërkombëtare - mbi të gjitha anëtarëve të rregullta të KS të OKB-së dhe shtetet më të forta në BE.

"Ka shumë modele, që nga aplikimi i dy Gjermanive, deri te Tiroli Jugor, ishujt Oland, modeli irlandez, nga të cilat duhet të marrim atë që është e mirë dhe e zbatueshme për hapësirën e Kosovës”, ka thënë Tadic, sipas të cilit zgjidhja dhe kompromisi është edhe në interes të Serbisë.

Presidenti serb shprehu besimin e tij se "është e mundur gjetja e zgjidhjes ku nuk ka humbës përfundimtar, pa marrë parasysh se shumë ndërkombëtarë thonë se çështje e Kosovës ka marrë fund me shpalljen e pavarësisë së saj”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›