E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi, vizitë në Bruksel, në datën 13 dhe 14 prill

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi do të marrë pjesë në takimin që mbahet në Bruksel në datën 13 dhe 14 prill, me temë “Ballkani Perëndimor,drejt një Evrope më të integruar”.
 

Me ftesë të kryetarit të Parlamentit Evropian dhe të kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është nisur për një vizitë në Bruksel.
 

Gjatë kësaj vizite, Krasniqi, në 15 prill, do të ketë një takim të veçantë me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, si dhe me përfaqësues tjerë të Parlamentit belg. Po kështu, pritet që të realizohen edhe takime të veçanta me drejtues të lartë të Parlamentit Evropian.
Krasniqi do të shoqërohet nga Lutfi Haziri, kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Mehmet Hajrizi, shef i Kabinetit të Kryetarit dhe Skender Reçica, këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›