E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet dhe rinia ne Shqiperi

Zani 22 vjec eshte nga nje komune afer qytetit te Tiranes dhe prej kohesh punon si shites ambulant ne njerin prej tregjeve te fruta perimeve. Ai thote se i mbetet shume pak kohe per te ndjekur nga televizori ecurine e fushates elektorale. Per gjeneraten e re duhet te behet me shume nga pushteti lokal dhe ai qendror thote ai per DW. Te behet dicka per uljen e cmimeve te behet dicka per punesimin sepse si te rinjte ashtu dhe pensionistet kane marre fund nuk kane leke.

Jorida aktiviste e keshillit rinor mendon se e rendesishme eshte qe pas procesit zgjedhor tu behet presion te atyre qe marrin postin qe premtimet e fushates te mos i lene ne sirtar. Behen premtime te shumta porn e fakt ato jane me shume boshe. Jepet premtimi por nuk mbahet ndaj mendoj se tek te rinjte ka humbur besimi tek politika.

Sidriti nxenes ne klasen e 9 pret qe te zgjerohen me shume hapesirat e argetimit per bashkemoshataret e tij. Te kete sheshe parqe gjelberim per te dale mbasdite dhe per te luajtur dhe kaluar kohen ne menyre aktive me shoket.

Kryeredaktori i te perditshmes Tema Enton Palushi shikon si vecori te kesaj fushate perpjekjen qe bejne kandidatet dhe subjektet politike per te shkuar dhe ne pjesen pasive te te rinjve. Per ti vizituar dhe nxitur ne ate pjese te dites kur ata qendrojne para kompjuterit dhe navigojne ne internet. Mundohen te hyjne ne bashkebisedim me ta tu shpjegojne programin dhe zotimet per mandatin e ardhshem dhe kete e bejne nepermjet perdorimit te rrjeteve sociale thote Palushi per DW duke shtuar se fale teknologjise ne kete fushate te rinjte duken edhe me aktive se ne ne te shkuaren. E rendesishme eshte kjo fushate perkon me dy ngjarje qe lidhen direkt me te rinjte. Behet fjale per te rinjte e brezit te demokracise te lindurit e pas vitit 1991 qe tani do te kene rast te votojne per here te pare. Por nga ana tjeter dhe per nje presion gjithnje ne rritje nga nderkombetaret dhe diplomatet qe te rinjte te jene pjese aktive e politikes ne vend. Ka nje shkrim ne reviten prestigjoze The Economist qe flet per gerontokracine ose qe me fjale te tjera eshte qeverisja ne nje vend qe ka shumicen e popullates ne moshe te re nga njerez qe jane shume te vjeter.

Ilir Bushi kryeredaktor i gazetes Telegraf nuk mendon se te gjithe te rinjte qe perfshihen ne fushate jane vetem si dekor dhe permiresim imazhi per partite politike. Sipas tij ka prej tyre qe kane bere hapa duke u bere pjese e stafeve drejtuese ne partite kryesore qe jane ulur ne sallen e parlamentit apo kane poste kyce ne administraten lokale e qendore. Por ne nje vend si Shqiperia me nje tranzion te stergjatur berja e karrieres nga te rinjte eshte nje process i veshtire duke u kthyer ne shume raste ne nje mision te pamundur qofte dhe ata qe arsimohen dhe kualifikohen jashte dhe rikthehen ne vendlindje thote Bushi per DW.

Te rinjte qemdrojne ne pritje te ndonje zhvillimi te ri ose te ndonje okazioni por gjithesesi duket e veshtire. Flitet sikur te rinjte qe kane mbaruar studimet jashte vendit do te kene me shume hapesire do te kene me shume mundesi qe te cajne por kjo eshte nje lloj garniture nje lloj relieve per te mbuluar faktin e ekzistences se nje krize te rende shpirterore shoqerore e ekonomike

Per Ilir Bushin fituesit e ketyre zgjedhjeve duhet te kene prioritet mbi prioritetet uljen e nivelit te papunesise ne rradhet e te rinjeve per te rivitalizuar energji dhe nje potencial qe mund te beje ndryshimin dhe transformimin e madh ne shume fusha te zhvillimit ekonomik dhe social te vendit.

Autor Arben Muka

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›