E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gbagbo arrestohet nga ushtare te Ouattaras

Ne fund gjithcka u zhvillua shume shpejt. Naten dhe ne mengjes helikoptere te OKB-se dhe franceze paten sulmuar territorin e rezidences se Laurent Gbagbose. Me sukses. Te henen pasdite u hap rruga automjete te blinduara te njesive franceze mund te afroheshin ne areal. Me ne fund thuhet se qene ushtaret e presidentit Alassane Ouattara qe arrestuan Gbagbone. Gbagbone dhe gruan e tij Simone ata i derguan ne Hotel du Golf ne Abixhan. Prej atje qeveris qe prej disa muajsh Alassane Ouattara i mbrojtur nga ushtare helmetkalter te OKB-se.

Pamjet e nje stacioni televiziv i cili ben pjese ne kampin e Alassane Ouattaras tregojne nje Gbagbo ne gjendje relativisht te mire. Ai mban veshur nje kanatiere dhe fshin me nje peshqir ballin veshtrimi i tij duket i ndezur. Televizioni ivorian tregon pamjet e para te Gbagbose pas arrestimit ne nje dhome gjumi hoteli. Atij i japin nje kemishe te paster ish-presidenti flet po nuk degjohet se cthote. Ndoshta ai nuk do qe ta degjojne.

Deri ne fund refuzoi Laurent Gbagboja qe te largohej nga kolltuku presidencial. Por edhe te vdiste nuk donte. Gbagbo tha ne nje interviste javen e kaluar

Une nuk jam pilot kamikaz. Une e dua jeten. Kur te vije vdekja ajo vjen. Po ky nuk eshte synimi im.

Zedhenesi i tij e pati akuzuar Francen se kerkon ta vrase Laurent Gbagbone. Kete Franca gjithmone e pati kundershtuar. Me te vertete nje Gbagbo i vdekur do te qe kthyer ne problem per Francen dhe per Alassane Ouattaran. Sepse mbeshtetesit e Gbagbose do ta kishin pare ate si martir. Por ne fund ishte fuqia ushtarake e Frances qe e beri fleten te kthehet. Keshilltari presidencial Henri Guiano ne stacionin televiziv France 24

Ky angazhim francez eshte kerkuar nga OKB-ja per te mbrojtur popullaten civile. Prandaj ne bashkepunojme me OKB-ne per te mbrojtur popullaten civile. Ne duam ta pengojme nje kasaphane ne Abixhan.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Laurent Gbagbo dhe Alassane Ouattara me 2008

Tani Gbagbone e arrestuan nese me kete do te arrihet te pengohet nje gjakderdhje e metejshme kjo nuk eshte e sigurte. Alassane Ouattara ne nje fjalim televiziv te enjten

Pavaresisht nese vini nga Jugu nga Veriu nga Lindja apo nga Perendimi. Pavaresisht nese jeni te krishtere myslimane apo keni nje besim krejt tjeter nese me keni zgjedhur apo jo une i bej thirrje shume qarte ndjenjes suaj te pergjegjesise dhe dinjitetit tuaj.

Nje thirrje kunder dhunes dhe mungeses se ligjit. Prej ditesh para se gjithash Abixhani po perjeton nje tmerr. Nga frika e plackitesve dhe grabitesve te dhunshem banoret fshihen ne shtepite e tyre. Qindra te huaj u derguan ne vende te sigurta nga ushtria franceze dhe u derguan me avione ne atdhe. Ne shume lagje nuk ka as uje as energji elektrike ushqimet dhe medikamentet jane pakesuar.

Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle e pershendeti arrestimin e Gbagbos dhe foli per nje shans te vertete per liri dhe nje fillim te ri demokratik.

Autor Marc Dugge/Auron Dodi

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›