E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi zbuloi obeliskun në “Takimet e Gjeçovit”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, mori pjesë në manifestimin letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”.

Kreu i Kuvendit në fillim zbuloi obeliskun, i cili ishte ngritur në shenjë të 310–vjetorit të strehimit të ipeshkvisë së Shkupit në këtë ambient. Pastaj kryekuvendari mori pjesë edhe në hapjen e një ekspozite në muzeun e Zymit.

Në hapje të manifestimit, Krasniqi pasi theksoi se “Takimet e Gjeçovit”, që mbahen në Zym të Hasit për të dyzetenjëtën herë me radhë, mund të thuhet se shënojnë tashmë një traditë, shtoi se sivjet shënojmë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

“Gjeçovi punoi për këtë ditë dhe e priti atë, u gëzua për atë, por, brezi i tij s’e jetuan dot”, tha Krasniqi. Ai shtoi se realiteti i ri i krijuar në Ballkan, sidomos pas Luftës çlirimtare të Kosovës, solli në këtë pjesë të Evropës prezencën ushtarake të NATO-s. Sipas tij, vendosmëria e këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë globale, për të mos lejuar përsëritjen e historisë tragjike, luan një rol të madh në zhdukjen e të gjitha tendencave luftënxitëse në rajonin tonë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›