E Diel, 1 Nëntor 2026

Gishti i Mourinhos sërish në aksion

Jose Mourinho nuk i ndahet incidenteve. Në ndeshjen e mbrëmshme mes Real Madridit dhe Sporting Gijonit, strategu portugez është shfaqur mjaft i nevrikosur.

Por, pika më e lartë erdhi në minutën e 33-të kur mbrojtësi i Realit Pepe goditi topin në drejtim të pankinës së Gijonit. Nuk e qëlloi askënd por Gijon e konsideroi veprimin e tij si provokim dhe e ktheu topin drejt tij në fushë.

Kjo e hidhëroi Mourinhon, ai iu afrua pankinës së Gijonit dhe u fjalos me ta e më pas me gishtin e tij tregues u bëri me dije se çka mendon për stafin e skuadrës kundërshtare. Për të kuptuar më mirë, shikojeni videon. Reali e fitoi ndeshjen 3-1.

Kujtojmë se në gusht të vitit të kaluar, në El Clasicon e zhvilluar në kuadër të Superkupës së Spanjës, Mourinho ia kishte futur gishtin në sy asistentit të Barcelonës, Tito Vilanova.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›