Kreatina nuk ndihmon rehabilitimin kardiak

Kreatina është një aminoacid që shpesh sportistët marrin në formë tabletash për të shtuar muskujt e tyre. Gjatë një studimi në Britani, shkencëtarët vendosën për t'u dhënë kreatinë edhe disa pacientëve me probleme në zemër parë nëse gjendja e tyre do të përmirësohej më shpejtë.
Gjatë dekadave të fundit, shumë atletë kanë përdorur kreatine shtesë për të ndihmuar krijimin e muskujve ndërsa kryejnë ushtrime fizike.
Kreatina gjendet natyrshëm në ushqime, sidomos në mish. Shkencëtarët në Britani kryen studimin për të parë nëse kreatina mund t'i ndihmojë pacientët me sëmundje në zemër gjatë një programi rehabilitimi kardiak.
Pacientët me probleme kardiake ndonjëherë kanë muskuj të dobët, dhe shkencëtarët menduan se kreatina mund të përmirësojë shëndetit.
Studimi zgjati tre muaj dhe u përqëndrua në 80 pacientë të cilët kryhen edhe ushtrime fizike gjatë programit. Pavarësisht nga besimi se kreatina do të ndihmonte shtimin e fuqisë dhe qëndrueshmërisë, mes pjesmarrësve nuk u vu re ndonjë ndryshim i rëndësishëm midis pacientëve të cilët morën kreatinë shtesë me ushtrimet e tyre, dhe atyre që kryen ushtrime fizike pa marrë kreatinë.
Shkencëtarët e shpjegojnë këtë rezultat duke thënë se përfitimet muskulare nga ushtrimeve fizike tek pacientët në studim mund të kenë qënë shumë më të mdha sesa përfitimet e tyre nga kreatina shtesë, prandaj edhe ata nuk vunë re ndonjë ndryshim të thellë tek pacientët që iu dha kreatinë shtesë.