Grekët nisin hetimet për sulmin ndaj autobusit shqiptar

Tiranë, 31 gusht - Policia greke ka nisur hetimet rreth incidentit që ndodhi mesnatën e së dielës, kur një autobus me targa shqiptare u sulmua me bomba molotov në perëndim të Greqisë.
Sipas BBC-së, policia po ndjek disa pista hetimi, përfshirë versonin se sulmuesit kujtonin se autobusi kishte tifozë të një ekipi grek, apo edhe mundësinë që sulmi të ketë pasur motive nacionaliste.
Autobusi i linjës Sarandë-Athinë, me targa SR 5892 B nuk kishte pasagjerë dhe po kthehej në atdhe nga Athina. Nga hedhja e bombave molotov dhe gurëve, u thye xhami i përparmë si dhe disa anësorë, por edhe sediljet. Ngjarja ndodhi mesnatën e së dielës, duke u gdhirë e hënë, në kilometrin e 44 të rrugës nacionale Antirio-Janinë, në Greqinë Perëndimore.
Sipas mediave greke, që citojnë burime të policisë, nuk përjashtohet që autobusit t’i kishin bërë pritë, me mendimin se transportonte tifozë të ekipit të futbollit të Korfuzit, që po ktheheshin nga ndeshja e ekipit të tyre kundër AEK-ut të Athinës.
Por sipas BBC-së, askush nuk mund të përjashtojë edhe që sulmi të ketë pasur motive nacionaliste, si një reagim ndaj incidentit të ndodhur në Himarë, para tri javësh, ku humbi jetën një i ri vendas, incident që pala greke thotë se kishte motive etnike.