E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kredi me 0% interes për mjekët, Koçiu: Mbështesim profesionistët e rinj

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Familjet e reja të mjekëve përfitojnë nga programi i qeverisë për dhënie kredie me zero interes.

Doktoreshë Nexhi Veizaj, mjeke psikiatre, nënë e dy fëmijëve është një nga përfitueset e fazës së parë të programit për kredi të lehtësuar me 0% interes.

Në një video të publikuar një rrjetet sociale, nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, doktoreshë Nexhi tregon mënyrën si aplikoi si dhe fton kolegët e saj që të bëhen pjesë e nismës.

“Me publikimin ne faqen e ministrisë së hapjes së aplikimeve, kam proceduar në portalin E-Albania duke shkarkuar gjithë dokumentacionin e nevojshmë në bazë të kriterve të përcaktuar aty dhe brenda një afakti kohor, shumë shpejt, kam rezultuar fituese e kredisë me interes 0 për blerjen e një apartamenti të ri.

Me këtë rast i ftoj kolegët e mi të jenë pjesë e kësaj nisme të qeverisë për të përfituar edhe ata një banesë ashtu sikurse edhe unë.”- u shpreh Veizaj.

Sipas ministres, tani Dr. Nexhi ka një shtëpi të saj, pa u shqetësuar për kostot e larta të interesit.

Ministrja Koçiu bën me dije se në fazën e dytë të programit janë shpallur fitues edhe 45 profesionistë të shëndetësisë.

Emrat e tyre mund t’i gjeni në linkun: https://shendetesia.gov.al/lista-perfundimtare-e…/

“Do të vijojmë të mbështesim të gjithë profesionistët e rinj”, shkruan ministrja Koçiu, “që me përkushtim, zgjedhin të punojnë dhe kontribuojnë në shërbim të qytetarëve”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›