Kredia për biznesin, në krizë totale
Kredia e bankave për sektorin privat ka hyrë në një krizë të plotë. Sipas të dhënave të fundit, rritja e kredisë për këtë sektor gjatë muajit prill ka qenë pothuajse zero.
Kjo është pika më e ulët e kredive për sektorin privat që nga viti 2002, kur Banka e Shqipërisë nisi të publikonte të dhënat për kredinë.
Ulja e kredisë për sektorin privat pritet që të ndikojë edhe më fort këtë vit në ngadalësimin e rritjes ekonomike në vend./b.l