E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kreditë e buta, Veliaj thirrje qytetarëve: Aplikoni deri më 13 janar në e-Albania

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Gjatë fjalës së tij në dëgjesën e radhës për buxhetin e bashkisë së Tiranës për vitin 2025, kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri sërish thirrje sot familjeve dhe çifteve të reja, që të aplikojnë për të përfituar nga interesat e kredive të buta.

“Sapo kemi hapur aplikimet për një superprogram. E falenderoj shumë ministrin Gonxhja dhe Ministrinë e Ekonomisë, e cila i përditësoi çmimet pronave me 2024-ën. Ne vërtet jepnim kredi të buta më parë, po kishim ngelur te çmimet e para 10 viteve, kur e filluam këtë punë. Për 1200 çifte të reja mund të aplikohet në e-Albania deri në datën 13 janar.

Nga 13 janari, komisionet do të verifikojnë me pikëzim të gjithë ata që e meritojnë dhe ju them të gjitha njësive administrative që t’i orientojnë ato çifte që keni në komunitetin tuaj dhe që duan ndihmë, si të aplikojnë, t’i njohin me dokumentet bazë që nevojiten”, sqaroi Veliaj.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›