Kreditë e humbura arrijnë në 200 mln në fund të 2010
Kredia e humbur përfundimisht në sistemin bankar arriti në fund të vitit 2010 rreth 200 milionë dollarë. Pjesa më e madhe në këto humbje i takon moskthimit të kredisë nga bizneset, për shkak se ata zotërojnë edhe pjesën më të madhe të kredisë së dhënë nga bankat. Në përqindje, kredia e keqe në fund të vitit që shkoi, rreth 14 për qind, sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Cilësia e kredisë vijon të jetë rreziku kryesor, i cili i kanoset bankave në vendin tonët. Banka e Shqipërisë, në një analizë për rreziqet që i kanosen sistemit bankar, vlerëson se kreditë e këqija janë e keqja më e madhe e bankave në vendin tonë. Kreditë me probleme arrijnë në 4 për qind të totalit të kredisë. Si rezultat i perceptimit më të lartë të rrezikut të kreditit, sektori bankar ka ulur ritmin vjetor të rritjes së kredisë, ka shkurtuar afatin mesatar të maturimit të saj dhe ka ulur më tej kredinë për konsum”, sqaron Banka e Shqipërisë. Fondet rezervë për mbrojtjen nga rreziku i kreditit janë rritur. Banka e Shqipërisë thekson se, bankat duhet të vazhdojnë monitorimin e kujdesshëm të ecurisë së cilësisë së kredive dhe të krijojnë në kohën e duhur fondet përkatëse rezervë. Strukturat përkatëse në banka. duhet të vlerësojnë përqendrimin e kredive me probleme në sektorë dhe në kredimarrës të caktuar, si dhe të përpiqen të rrisin diversifikimin e portofolit të kredisë. Subjektet kredimarrëse. që gjenden në vështirësi të përkohshme, por që kanë një projekt të vlefshëm, i cili garanton kthimin e kredisë, duhet të mbështeten duke respektuar kërkesat e kuadrit rregullativ. Në rastet kur kjo mundësi paraqitet e ulët, strukturat përkatëse në banka duhet të zbatojnë të drejtat kontraktuare për rikuperimin e vlerës së kredisë. Në lidhje me vlerësimin e rreziqeve me të cilat ndeshet sektori bankar.