E Shtunë, 31 Tetor 2026

Targat e reja nuk do shenohet rrethi nga vjen

TIRAN- Makinat shqiptare nuk do te ndahen me sipas rretheve por te gjitha do te kene targe te njejte. Targat e reja te cilat sapo kane filluar te shperndahen ne te gjithe Drejtorite Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor nuk bejne dallime se kujt rrethi i perket makina. Formati i ri ka hequr shenjat dalluese te rretheve nga targat duke i standardizuar ato per te gjithe vendin pavaresisht rrethit ku jane leshuar. Shenjat dalluese do te jene te njejta.

Qellimi kryesor i autoriteteve me heqjen e shenjave dalluese te targave nuk ka te beje me shmangien e paragjykimeve por me standardizimin e targave shqiptare me ato te vendeve te BE-se si dhe shmangien e detyrimit per nderrimin e tyre ne rastet kur nderrohet rrethi i banimit. Krahas kesaj heqja e shenjave dalluese te rretheve nga targat e reja shmang edhe synimin e shume qytetareve per te marre targa te rretheve te ndryshme edhe pse realisht nuk jane banore te tij. Ky fenomen per shembull eshte ende i perhapur me targat e kryeqytetit ku eshte e madhe deshira per te pasur shenjen TR ne automjetin e tyre.

Por si do te behet ndarja e targave per drejtorite rajonale -Nuk ka asnje percaktim se ku fillon seria e x rrethi apo ku mbaron ajo e y rrethi. Ndarja do te behet e rastesishme. Kreu i Drejtorise se Sherbimit te Transportit Rrugor Kreshnik Bozho shpjegon se nuk ka percaktim te serive per drejtorite secila do te marre serine qe gjendet ne magazine ne momentin kur ajo furnizohet.

Formati i ri i targave ben te mundur heqjen e shenjave dalluese pasi perdorimi i numrave dhe karaktereve lejon kombinime te pafundme targash te ndryshme te cilat mjaftojne per te gjithe vendin me nje kohe te gjate.

Pavaresisht heqjes se shenjave dalluese ne pamje te pare ne rastet e pageses se gjobave te taksave apo shlyerjes se detyrimeve te ndryshme ato do te behen ne rrethet perkatese. Drejtorite Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor apo Policia Rrugore kane te listuara ne regjistrat e tyre te gjitha targat e rrethit qe ato i perkasin. Ne cdo rast nese gjobitet per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor shoferi do te shkoje te paguaje atje ku e ka paguar edhe me pare. E njejta gje vlen edhe per taksat apo kontrollin teknik te automjetit.

Hiqen ngjyrat e flamurit bardhe e kalter si BE-ja

Targat e reja i kane kushtuar rreth 600 mije euro buxhetit te shtetit ndersa per here te pare shenjat dalluese do te jene te ndryshme ne varesi te perdorimit te mjetit. Pajisja me targa te reja do te behet fillimisht per automjetet qe regjistrohen per here te pare ne vend ndersa pajisja e atyre ekzistuese do te behet gradualisht por pa detyrim. Me pare zyrtare te Ministrise se Transporteve kane deklaruar se pajisja me targa te reja e automjeteve qe i kane tashme ato do te jete pa kosto shtese per qytetaret. Per sa i perket formatit targat e reja perbehen gjithsej nga kater karaktere dhe tre numra. Nga e majta ne te djathte jane te vendosur fillimisht dy karaktere te cilat ndiqen nga tre numra dhe pas tyre dy karaktere te tjera. Ngjyrat mbizoteruese jane e bardha dhe e kaltra duke krijuar nje ngjashmeri me flamurin e Bashkimit Europian. Tashme shqiponja nuk eshte e zeze dhe nuk stampohet mbi sfond te zi por eshte e bardhe dhe stampohet mbi fushe te kalter.

Shkrim promocional
Tirana Bank 12.2 mln euro fitim ne 2010
2010 ishte nje vit shume i mire per Tirana Bank. Fitimi para taksave arriti ne 12.2 milione Euro dhe fitimi neto pas taksave ne 11 milione Euro -76 krahasuar me nje vit me pare me provigjionet 3.6 milione euro. Ky sukses vjen si rrjedhoje e nje rritje prej 16.7 e te ardhurave nga interesi neto ndersa shpenzimet operative nuk kane shenuar rritje kjo fale uljes se ndjeshme te kostove administrative dhe te personelit. Si rezultat raporti shpenzime/te ardhura eshte rreth 48.9 krahasuar me 52.2 ne 2009.

shte e rendesishme te vihet ne dukje suksesi i madh me depozitat te cilat paten nje rritje prej 90.4 milione euro 22.9 krahasuar me 2009. Kredia ka shenuar nje rritje prej 6.2 . Tirana Bank mbetet banka e dyte ne vend per kredidhenien. Si rezultat raporti kredi/depozita mbetet 91.7 duke i dhene Tirana bank nje satus vete-financimi prej kompanise meme ne Greqi.

Pozicioni i forte financiar i bankes konfirmohet edhe nga niveli i ulet i kredise me probleme e cila mbetet ne nivelin e 7.8 te totalit te portofolit te kredise shume me i ulet se totali i sistemit bankar Shqiptar. Raporti i mjaftueshmerise se kapitalit ishte 13.7 dhe do te shkoje ne nivelin e 15 me shtimin e fitimeve te 2010. Fale shtimit te tete degeve dhe nje agjensie te re ne 2010 numri ne total i degeve dhe agjencive anembane vendit ka shkuar ne 56. Tirana Bank renditet e treta per nga numri i degeve ne vend


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›