Porti, 18 mijë emigrantë e udhëtarë në 4 ditë
31/07/2009 Ditwt e fundjavës rritet fluksi i udhwtarwve
Java e fundit e muajit korrik ka shënuar rritje të dukshme të fluksit të qytetarëve që kanë hyrë në portin e Durrësit. Mesatarisht çdo ditë janë përpunuar 5-6 tragete dhe janë përpunuar 5400 shtetas shqiptarë dhe të huaj si dhe 1200 autovetura pa përfshirë kamionët e trajlerët e ngarkuar me mallra. Deri tani numri më i madh është shënuar të dielën e Kaluar me 8300 udhëtarë të ardhur nga portet italiane. Përgjithësisht në ditë të tilla më i ngarkuar është porti i Barit nga ku nisen edhe numri më i madh i trageteve, një pjesë e të cilave futen në linjë vetëm në ditë të tilla fluksi. Në katër ditët e fundit janë përpunuar gjithsej 26 tragete me turistë e emigrantë të nisur nga porti i Barit, Ankonës dhe Triestes. Personeli i terminalit të trageteve në portin pritës të Durrësit ka punuar me kapacitet të plotë duke mbajtur të hapur dhe në gatishmëri të gjitha sportelet si brenda godinës edhe në shesh. Kjo rritje e numrit të shtetasve në hyrje është parashikuar nga autoritetet portuale, kapiteneria, policia kufitare, dogana dhe operatorët e tjerë të përpunimit të udhëtarëve. Të shtunën e të dielën numri i udhëtarëve që zbresin në portin e Durrësit arrin deri në 13 mijë-14 mijë, ndërkohë që dita e parë dhe e dytë e muajit gusht që përkojnë me fundjavën pritet të regjistrojnë numrin më të madh të emigrantëve dhe udhëtarëve. Në kapitenerinë e portit të Durrësit është thënë se ky numër mund të shkojë në 15 mijë dhe se është parashikuar të përpunohen 13 tragete në dy ditë. Policia e kufirit që monitoron edhe pikën e kontrollit të terminalit të trageteve ka marrë masa shtesë në efektiva për të përpunuar udhëtarët.
Xh. Gradica