E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredite vetem ne leke

Kriza globale eshte ndjere edhe ne bankat shqiptare. Per vitin 2009, ritmet e rritjes se kredidhenies, sipas drejtuesve te bankave te ndryshme, do te jene me te ngadalta krahasuar me vitin 2008. Gjate ketij viti ritmet e kredidhenies rane ne nivelin 34%, nga afro 50% qe ishte kjo shifer ne vitin 2007. Vetem ne muajin dhjetor te dhenat e Bankes se Shqiperise treguan se ritmet e kredise u rriten me 0.5%, rritja me e vogel qe prej vitit 2004, kur nisi edhe kreditimi. Per kete vit, Banka e Shqiperise eshte shprehur se do te ishte e kenaqur me nje rritje vjetore te kredise prej rreth 20 perqindesh. Vete bankat jane te mendimit se, per vitin 2009 do te jete me e rendesishme ruajtja e stabilitetit dhe e cilesise se portofolit te huave, se sa rritja e huase.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›