Monitoruesit e KE ne Tirane
Pritet te mberrijne sot ne Tirane perfaqesuesit e pare te Komisionit Europian dhe te vendeve anetare te BE. Delegacioni do te qendroje deri ne fund te muajit, kohe kur dhe do te permbyllet faza e monitorimit qe do t’i behet Shqiperise sa i takon permbushjes se standardeve per liberalizimin e vizave. Ne perberje te delagacionit do te jene perfaqesues te KE por edhe te derguar nga vende te ndryshme qe jane pjese e unionit. Ata do te zhvillojne mbi 100 takime ne disa prej institucioneve kryesore ne vend, mes tyre me funksionare te qeverise, te Kuvendit, Ministrise se Brendshme, Ministrise se Mbrojtjes dhe te Integrimit. Nje tjeter element kyc eshte vezhgimi i pikave kufitare dhe doganore ne Shqiperi. Pala shqiptare eshte e detyruar nga ana e saj qe te plotesoje çdo kerkese te perfaqesuesve te Komisionit Evropian dhe “te hape” dyert e te gjitha institucioneve qe kane lidhje me standardet qe duhen plotesuar per liberalizimin e vizave. Ne fund te muajit mars te derguarit do te hartojne nje raport permbledhes per fazen ne te cilen ndodhet Shqiperia ne permbushjen e standardeve.