Kreditimi i bizneseve ne nivele minimale
Kur kredia për biznesin është në vlera minimale, rrezikon të lulëzojnë fajdet. Sipërmarrësit propozojnë një marrëdhënie të re me bankat: ABC- sjell propozimet e Shoqatave të biznesit.
Dikur ishin klientët e preferuar, sot vështirë të dalin duar plotë nga zyrat e bankave.
Shifrat zyrtare tregojnë për nivele minimale të kreditimit të bizneseve, e kjo po ringjall fenomenin e rrezikshëm të fajdeve.
Një sjellje e lajmëruar nga vetë bizeset është bërë zyrtare tashmë edhe nga Banka e Shqipërisë.
Në vrojtimin e fundit të saj mbi aktivtetin kreditues thuhet se: bankat kanë shtrënguar kushte, kurse biznesi u është drejtuar burimeve alternative të financimit
Tranzicioni politik siç po quhet periudha paszgjedhore duket se e ka përkeqësuar besimin e sipërmarrësve. Por, pritshmëritë e Dhomës së Tregtisë janë pozitive
Situata e krijuar deri tani, me gati 25% të kredive që kthehen tre muaj më vonesë, është pasojë e disa faktorëve bashkë, sipas përfaqësuesve të Biznes Albania
Efektet e krizës në tregjet fqinje, ulja e dërgesave nga emigrantët, krahas pasigurive të këtij viti zgjedhor kanë ulur ndjeshëm konsumin, e rrjedhimisht edhe mundësinë e investimeve.
Megjithatë, mungesa e financimit po shihet si shkak e jo si pasojë e problemeve të biznesit.
Sigurisht që bankat janë të parat që duan të japin kredi, pasi kjo është puna e tyre kryesore. Por, përfaqësuesit e biznesit këmbëngulin se pikërisht nga bankat duhet të fillojë ndryshimi, për të dhene më shumë kredi
Fakti që edhe bankat janë sipërmarrje, nuk e pengon Bashkimin e Dhomave të Tregtisë të jetë kritikë ndaj tyre.
Zgjidhjen e kërkon tek vetë bankat, pasi edhe beson tek këto institucione
Sektori banakar në vend nuk u prek drejtpërdrejtë nga kriza financiare ndërkombëtare. Ai vlerësohet si sektori privat më i konsoliduar në ekonominë tonë, e rrjedhimisht edhe pritshmëritë e sipërmarrjeve për rolin e këtij sektori në ekonomi janë të mëdha. Me uljen e Normës së interesit në 3.5% banka e Shqipërisë po i nxit të kreditojnë. Por shtysën më të madhe do ta merrte nga shlyerja e borxhit që qeveria u ka sipërmarrjeve, pasi këto të fundit janë boprxhlinjtë më të mëdhenj të bankatave.