Kreditorët pranojnë nevojën e një ndihme të re për Greqinë
Përforcohen zërat se Greqisë i duhet një paketë e tretë ndihme nga kreditorët e saj, BE, FMN, BQE.
Pas deklaratave të kancelares gjermane Merkel, ministrit të Financave të Gjermanisë Schauble dhe komisionerit evropian Olli Rehn, edhe kreu i Eurogrup Dijsselbloem ka pohuar dicka të tillë. Ai ka deklaruar se është e pashmangshme një paketë e re ndihme për Greqinë në fund të vitit 2014. “Evropës do t’i duhet të ndihmojë edhe një herë Greqinë me një paketë të re ekonomike në fund të vitit 2014, kur programi aktual mbaron”, tha ai.
Në të njëjtën linjë ishte edhe anëtari i bordit të Bankës Qendrore Evropiane Joerg Asmussen, i cili ndodhej në Athinë ditët e fundit. “Eurozona do të shqyrtojë ndihmë të re, vetëm nëse Greqia arrin suficit primar dhe zbaton plotësisht programin“, deklaroi ai. Anëtari i bordit të BQE shtoi se çfarëdo diskutimi nuk do të fillojë para pranverës së vitit 2014, kur do të jenë publikuar të dhënat për ekonominë greke gjatë 2013-s.
Ndërsa një ditë më parë kancelarja gjermane Angela Merkel tha në një tubim zgjedhor të partisë së saj, se mundësia e një pakete të tretë për Greqinë nuk duhet të jetë e habitshme. Ajo ka deklaruar gjithashtu se nuk është në gjendje të vlerësojë përmasat e një pakete të re eventuale mbështetjeje për Greqinë. “Nuk mund të them sot se çfarë shume, nëse nevojitet, do të kërkohet. Do të mund ta themi këtë në mesin e vitit të ardhshëm”, deklaroi Merkel, duke folur për kanalin televiziv gjerman TV Sat1.
Këtë e ka pohuar edhe ministri gjerman Wolfgang Shchauble, ndërsa komisioneri Olli Rehn shtoi se kjo nuk duhet të jetë mundësia e vetme.
Greqia ka marrë mbi 240 miliardë euro ndihmë ekonomike nga kreditorët e saj. Ndihma e re për këtë vend presupozon edhe masa shtesë.
(Balkanweb)