E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama vijon sot mbledhjen me kabinetin e ri qeverisës në Vlorë

TIRANË-Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, vijon sot në qytetin bregdetar të Vlorës ditën e dytë të mbledhjes me ministrat e ardhshëm të qeverisë së re, të emëruar prej tij në 31 korrik.

Takimi i parë qeveritar filloi të mërkurën rreth orës 15.00 ku u diskutua rreth programit të qeverisë.

"Sapo mbaruam! Një ditë e gjatë pune që iku si një minutë përmes diskutimesh plot ide të reja dhe shumë energji pozitive. Shumë i mbresuar pozitivisht nga puna përgatitore, paraqitja e planeve te ministrave dhe diskutimi i ideve ne grup.Nesër vazhdojmë”, deklaroi Rama në 'Facebook".

Kjo është hera e parë që z. Rama pati përballë të gjithë ministrat e emëruar prej tij më 31 korrik, pa marrë ende zyrtarisht mandatin.

Nëpërmjet rrjetit social "Facebook', Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, paralajmëroi mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar, duke deklaruar se ajo do të zgjasë dy ditë në qytetin bregdetar.

"Vlorë. Takim dy ditor i qeverisë së re. Reforma rrënjësore, shpirt skuadre, qytetari europiane në komunikim. Kurajo, integritet, transparence", komentoi më herët në "facebook", kreu i maxhorancës së re qeverisëse.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Mbledhja e qeverisë ‘Rama’: Reforma rrënjësore, integritet, transparencë FOTO: Vlorë, takimi i parë i qeverisë së re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›