Kremlini shkarkon kryebashkiakun e Moskes
Presidenti rus Dmitri Medvedev ka shkarkuar njerin nga politikanet me te fuqishem dhe me me pervoje te vendit kryetarin e Bashkise se Moskes Juri Luzhkov. Dekreti i bere publik nga Medvedev sugjeron se kryetari i bashkise i cili ka qene ne krye te kryeqytetit rus per 18 vjet e kishte humbur besimin e Presidentit.
Prej kohesh ka nisur nje lufte e ashper mes Presidenti te vendit dhe kryetarit te Bashkise se Moskes ku keto dy institucione jane mberthyer ne shigjetimin e njeri-tjetrit. Bashkia ka qene kritike ndaj Presidentit Medvedev duke thene se ai ka qene i dobet madje pati nje shkrim ne nje gazete ruse perpara disa javesh qe i atribuohej z. Luzhkov i cili ishte shume kritik ndaj Presidentit Medvedev. Nderkohe nga ana e tij Presidenti rus ka qene shume kritik ndaj kryetarit te bashkise duke e kritikuar ate per menaxhimin e tij per krizen e smogut te veres ne Moske. Pra gjithcka ka ardhur duke u mavijosur. Gjate tere ketij muaji kanalet televizive te kontrolluara nga shteti e kane kritikuar gjithnje e me shume kryetarin e bashkise Luzhkov ne nje fushate te koordinuar duke e akuzuar ate per keqmenaxhim dhe bashke me gruan e z. Luzhkov miliardere per korrupsion. Keto akuza Luzhkov i ka cilesuar dhe hedhur poshte si gjepura. Por sigurisht pyetja qe bejne te gjithe ne Moske gjate diteve te fundit eshte nese do te shkarkohet z. Luzhkov do te jap doreheqjen apo ne nje fare menyre ai do te mbijetoje Ne Rusi Presidenti ka kompetencen te emeroje dhe shkarkoje kryetarin e bashkise. Nuk ka ndonje cudi ne kete mes. Presidenti Medvedev mund ta kishte bere kete dite me pare. Fakti qe kjo ceshtje eshte zvarritur per nje muaj ka bere qe njerezit te mendojne nese Presidenti Medvedev eshte ne krye te puneve ne Rusi dhe nese ai ka pasur vullnetin politik per ti shkuar ne fund kesaj historie. Dhe pyetjet nuk kane munguar. Fakti qe ai e ka shkarkuar sot kryetarin e Bashkise se Moskes demonstron se Presidenti eshte nje figure e forte dhe qe kryetari i bashkise Luzhkov nuk e priste. Dje kryebashkiaku Luzhkov u kthye nga pushimet dhe deklaroi se nuk ka plan te jape doreheqjen dhe puna vazhdonte si zakonisht. Por kjo dukshem nuk eshte e tille pasi sot ne mengjes z. Luzhkov erdhi ne bashki dhe mesoi se Presidenti Medvedev kishte nenshkruar nje dekret qe e shkarkonte ate nga posti. Nen drejtimin e vendit nga Presidenti Medvedev ka pasur nje numer rastesh kur Presidenti ka shkarkuar udheheqes rajonale por sigurisht asnje kaq te fuqishem sa Juri Luzhkov. Juri Luzhkov jo vetem ka qene kryetar bashkie prej 18 vjetesh por ai eshte nje figure e larte ne partine ne pushtet Rusia e Bashkuar dhe perpara nje dekade ai u perfol si kandidat i mundshem per President perpara ardhjes se Vladimir Putinit. Ai eshte nje lloj cari rajonal dhe figure e fuqishme. Fakti qe u shkarkua sot nga Presidenti Medvedev demonstron se Presidenti dhe Kremlini po perpiqen te vendosin autoritetin e tyre.