E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krenar Ahmetaj prezantues i "Miss Globe"

Krenar Ahmetaj do te jete prezantuesi i nates finale te spektaklit te bukurise "Miss Globe" ne qytetin e flamurit. Do te ndihet era e festimeve per 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise edhe ne spektaklin nderkombetar te bukurise, "Miss Globe 2012". "Deliart Association", organizatori per te shtatin vit ne Shqiperi i ketij spektakli, ka zgjedhur, jo rastesisht, Vloren qytetin ku do te mbahet ky edicion dhe pervec te ftuarve te zgjedhur nder artistet me te mire shqiptare e te huaj, kete vit eshte menduar edhe nje axhende e vecante udhetimesh. Pervec turit te kthyer tradite, tashme neper trevat historike dhe turistike te Shqiperise, vajzat konkurrente do te jene protagoniste edhe ne dy spektakle te medha, njeri ne Kosove dhe tjetri ne Maqedoni. Sipas organizatorit shqiptar te ketij eventi, producentit Petri Bozo, deri tani kane dhene konfirmimin e pjesemarreses, 34 vajza nga vende te ndryshme, numer qe pritet te shkoje ne 58, me i madh se cdo vit tjeter. Kjo pjesemarrje e larte varet edhe nga marreveshja qe pritet te lidhin Ministria e Kultures me Ministrine e Jashtme dhe Policine kufitare per te mundesuar marrjen e vizave ne kufi per vajzat qe vijne nga vende ku Shqiperia nuk ka perfaqesi diplomatike. Kjo nisme eshte marre nga "Deliart Association", nisur nga eksperiencat e viteve te kaluara, kur shume vajza e kane pasur te pamundur marrjen e nje vize ne vendin me te afert me perfaqesi diplomatike shqiptare dhe jo rralle kane ndodhur edhe probleme me humbjen e pasaportave dhe vonesa te tjera. Keshtu pra, nese kjo marreveshje do te realizohet edhe procedurat e konkurrenteve te ketij viti per te qene pjese e gares do te jene me te thjeshta. Nderkaq, Vlora do te jete destinacioni final i "Miss Globe 2012". Mbremjen e 10 tetorit ne Pallatin e Sportit te ketij qyteti do te mbahet spektakli i madh, ne te cilin Shqiperia do te perfaqesohet nga bukuroshja Kleoniki Delijorgji, fituese e edicioni te ketij viti te "Miss Shqiperia". Surpriza e pare qe organizatoret kane zbuluar eshte emri i prezantuesit te nates finale te ketij viti. Ai do te jete kryepolici Krenar Ahmetaj, i cili ka vendosur te shfaqet mbremjen e 10 tetorit me nje imazh te ndryshem nga ai i kryepolicit me uniformen blu te policise se shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›