E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks ne pediatri, Tavo: Dyfishim te numrit te mjekeve



Me luhatjen e temperaturave eshte rritur dhe fluksi i pacienteve te vegjel qe kerkojne ndihme ne Urgjencen e Pediatrise ne Tirane. Per kete arsye, Ministri i Shendetesise, Vangjel Tavo, ka vizituar keto ambiente per te pare fluksin e punes, si dhe u njoh me problemet e ketij pavijoni. Jane afro 250 femije ne dite, qe i drejtohen kesaj urgjence dhe ne momentet e pikut te sezoneve gripale puna e bluzave te bardha behet e paperballueshme. Per kete arsye, thote ministri Tavo, do te dyfishohet numri i mjekeve te urgjences pediatrike. "Ministria e Shendetesise ka vendosur qe te dyfishoje numrin e bluzave te bardha qe do te sherbeje ne kete sherbim te pediatrise ne menyre qe femijet, prinderit e femijeve te ndihen me te qete dhe femijeve qe vijne per t'u vizituar ne urgjencen e pediatrise te kene nje sherbim sa me te shpejte dhe sa me cilesor", - tha Vangjel Tavo, Minister i Shendetesise. Ndersa shefi i kesaj urgjence, Petrit Caci, sqaron se ka ende prinder qe i sjellin femijet ne gjendje te rende. Ai apelon per me shume kujdes nga ana e tyre dhe keshillim ne kohe me mjeket. "Ka femije te te gjitha formave, duke filluar qe nga forma te lehta qe ne i quajme infeksione virale dhe forma qe kerkojne vertete ndihme urgjente, per te cilat te pakten sherbimi pediatrik i urgjences, ne bashkepunim me reaminacionin dhe gjithe repartet e tjera i pergjigjet kesaj pune. Puna qe kryhet eshte voluminoze. A mund ta evitojme? Ne te vertete nuk eshte e lehte per t'u evituar, imagjinoni qe nje njeri qe vjen ne urgjence dhe kerkon ndihme. Por fluksi eshte i tille qe mjeket e kane te veshtire per ta perballuar", - tha Petrit Caca, Shef i Urgjences se Pediatrise, QSUT. Sipas mjekeve pediater, zgjidhja e ofruar do te ndihmoje mjeket ne punen e tyre, pasi ka pasur raste kur jane regjistruar edhe 400 vizita ne dite. Nga ana tjeter, drejtoria e QSUT-se ka siguruar se jane marre te gjitha masat per furnizimin e sherbimit me te gjitha medikamentet e paketes baze dhe materialeve te mjekimit.

Te vegjlit, pasi marrin trajtimin e duhur mjekesor, ne rastet e komplikacioneve u referohen sherbimeve ne te kundert trajtohen ne kushte ambulatore. Nga personeli i ketij sherbimi ofrohet sherbim pergjate 24 oreve, si per Tiranen ashtu edhe rrethinat. Temperatura e larte ka qene tipari kryesor i virozave te ketij sezoni. Mjeket paralajmerojne se ne dite ne vazhdim mund te perballen me fluks edhe me te madh vizitash, kjo edhe si pasoje e nisjes se cerdheve, kopshteve dhe shkollave, ku mundesia per transmetimin e viruseve nga nje femije tek nje tjeter eshte edhe me e madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›