Valon Behrami: Napoli? Pika më e lartë në karrierë, ndihem si në Kosovë
“Nuk ekzaltohemi pas sfidën me Lazio-n. E dimë se vështirësitë janë të shumta, ne kemi shumë për të ofruar, por do të jetë thelbësore përulësia”.
Kështu u shpreh për ‘Radio Marte’, futbollisti me origjnë shqiptare Valon Behrami para takimit kundër Lazio-s që e ka çuar Napolin e tij në krye të klasifikimit, së bashku me Juventusin.
“Kundër bardhebluve prezantimi ynë ishte i shkëlqyer, por duhet të kuptojmë se duhet të jemi gjithmonë kështu. Bëj pjese në grupin e 20 lojtarëve titullarë. Kjo më ka ndihmuar të jap më të mirën time në stërvitje”.
Behrami është i lumtur me bluzën e kaltër. “Kam qënë në Romë dhe Firenze, por Napoli është hapi im kualitativ, pika më e lartë në karrierë”. Behrami nuk do të dëgjojë për një Napoli kundër Juve-s. “Nuk më pëlqen, ne jemi Napoli dhe mendojmë për skuadrën tonë. Rivaliteti me bardhezinjtë është më i fortë se me Fiorentinën. Madje edhe me Samp-en do të jetë e vështirë dhe ndryshimi i mentalitetit ishte thelbesor e duhet të vazhdojmë kështu”.
Madje ai kujton edhe Kosovën kur thotë: “Napoli më pëlqen shumë, sjella është njëlloj si në Kosovë. Njerëzit janë të hapur dhe ndihem mirë. Jam i rezervuar vetëm kur jam me vajzën pastaj jam më i disponueshëm”. Gjuha napolitane? “Ndihem mirë”.
/IDEA/