E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krenar Ahmeti ne kete rast ka bere detyren dhe e ka bere mire

1- Qe prokuroret ne Shqiperi kane marre ne dore te gjithe drejtimin e situates kriminale, kete e dime, por qe te marrin edhe ne dore semaforet, kete po e shikojme keto dite. Une jam oficer policie dhe perballem çdo dite me arrogancen e prokuroreve dhe te shoferëve te tyre, qe nuk respektojne asnje tabele.

2- Policine e sulmojne te gjithe, Shkb-ja, qytetari, shefi i tij, e shume te tjere. Te me falni, por a ka njeri ose institucion qe mund ta mbroje kete te shkrete polic? Sa e lehte eshte ta akuzosh policine per shperdorim detyre ose per veprime arbitrare, por nuk e dime nese prokurorja e ka shkelur ligjin apo jo? E ka shkelur, qe ç’ke me te dhe nuk e pranon, se gjoja eshte prokurore. Prezumimi i pafajsise eshte kot per punonjesit e policise, se nuk e degjon njeri. Personalisht e vleresoj punen qe ka bere shefi i qarkullimit rrugor, Krenar Ahmeti pasi e njoh personalisht dhe e di qe eshte i sinqerte dhe i vendosur ne punen e tij, perndryshe Tirana nuk mund te behet. Nuk mund te shikojne me tej se interesat e tyre keta prokurore, te cilet pa policine jane nje hiç dhe kete duhet ta mesojne mire. N.q.s do te kisha mundesi do solidarizohesha me shume me Krenar Ahmetin, i cili ne kete rast ka bere detyren dhe e ka bere mire, duke iu treguar qytetareve qe perpara ligjit te gjitha jane te barabarte, se ashtu duhet te jene.

Ne punojme diten, naten, me shi me pluhur me diell ose me bore dhe ne jemi ata, te cilet na ngelin kockat neper vende qe askush nuk deshiron te jete i gjalle, por te pakten te vleresohemi. Prokurorja e cila ka bere nje kallezim ne lidhje me kete çeshtje eshte nje njeri i ceket, i cili e tregoi veten qe eshte i tille. Sa turp…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›