Gërdeci fundos te tere karrieren e tij politike me turp
Çeshtja “Mediu” nuk eshte kontradikte midis Sales dhe Prokurorise. As edhe e Kryeministrit me Presidencen. Çeshtja “Mediu” ose me mire “Gerdeci” eshte çeshtje nese - kryeministri Sali Berisha e ka faqen e bardhe, apo eshte mpleksur ne afere mafioze. Kjo çeshtje fundos te tere karrieren e tij politike me turp dhe gjithashtu shperben partine e tij. Ai do te pranonte me te tera forcat, qe ky problem te mbaronte sa me shpejt edhe me sakrificen e madhe qe partia e tij te reduktohej ne maksimum, por vetem te shpetohej figura qe ai eshte munduar dhe ka investuar ta mbaje si simbol te ndershmerise dhe idealit demokrat.
Kjo situate mund te krijonte çoroditje te madhe ne politike, por do ta vendoste ate ne shina te qarta demokratike. Do te jepte mesim te madh edhe per shoqerine shqiptare, qe vjen prej diktatures ku “i madhi dhe i forti nuk semuren, as molepsen”. Nese kete mision e ka te qarte Topi, ose edhe forcat mbeshtetese te huaja dhe te vendit, mund te kishte nje te ardhme per kete vend.
Ndryshe do te presim qe Mediu te vetedorezohet, Sala te kerkoje falje, Topalli te kthehet ne traditen e te pareve te saj familjare, socialistet te behen te ndershem dhe etj, etj, plot utopira mund te rreshtohen.
Te tere duhet te kuptojne qe nuk ecet me me dyfytyresine e trasheguar.