E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreret e NATO-s: Optimist per antaresimin e Shqiperise

Kreret e vendeve anetare te NATO-s dhene shpresa te mira per anetaresimin e mundshem te Shqiperise me te drejta te plota ne NATO, ne pranveren e ketij viti ne Strazburg. Kete mbeshtetje e konfirmoi edhe dy dite me pare ministri i Puneve te Jashtme, Lulezim Basha i cili po zhvillon takime te shumta me perfaqesues te vendeve te NATO-s, gjate Forumit Ekonomik qe po zhvillohet ne Davos te Zvicres. Ministri i Jashtem, Lulezim Basha u shpreh optimist per nje anetaresim te mundshem te Shqiperise ne pranveren e ketij viti ne samitin e NATO-s qe do te mbahet Strazburg. "Ratifikimet e fundit te Protokollit te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO na kane mbushur me optimizem se, jemi ne kohe per te arritur edhe anetaresimin e plote ne NATO, gjate Samit te Strasburgut qe do te mbahet ne pranvere", u shpreh ne nje prononcim per mediat nga Zvicra, ministri i Jashtem, Basha. Sipas tij, me ratifikimet e nje pas njeshme te ketij Protokolli nga vendet anetare te NATO-s, kuptohet edhe mbeshtetja qe keto vende i japin reformave te ndermarra nga qeveria. Duke u nisur nga kjo mbeshtetetje, ministri Basha u shpreh i sigurt ne nje antaresim te mundshem me te drejta te plota te Shqiperise gjate prillit te ketij viti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›