E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreret e PDU takime me kongresmene dhe diasporen ne SHBA

Ne takimin e zhvilluar me Kongresmenin Ben Chandler u theksua rendesia e ceshtjes came si nga ceshtjet e fundit e pazgjidhura te Ballkanit dhe nderhyrjen e gjithe aktoreve politik relevant per te kerkuar ushtrimin e te drejtes themelore te prones Kreret PDU ne diten e dyte te vizites se tyre ne Uashington paten rastin te takoheshin edhe me z. Avni Mustafa Drejtor i Pergjithshem i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan. Ky takim ishte i vlefshem per te informuar mbi aktivitetin e PDU dhe per ti kerkuar bashkepunim diaspores shqiptare ne perpjekjet per sensibilizimin dhe zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare dhe ne vecanti asaj te ceshtjes came. Z.Idrizi theksoj rendesine qe ka pasur diaspora shqiptare ne mbrojtjen e ceshtjes kombetare dhe se roli i tyre ka qene determinant ne sensibilizimin e aktoreve nderkombetar. Deputeti Dashamir Tahiri informoj mbi punen e PDU aktivitet dhe arritjet e deritanishme. Z.Mustafa siguroj bashkepunimin e metejshem dhe bashkepunimin e tij per koordinimin e te gjithe diaspores shqiptare per zgjidhjes perfundimtare te ceshtjes kombetare. Kryetari Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri moren pjese ne nje takim te rendesishem me z.Robert Hand dhe z.Ronald McNamara anetare te grupit keshillimor prane Komisionit te Sigurise dhe Bashkepunimit ne Europe prane Komitetit te Helsinkit. Z.Idrizi i prezantoj aktivitetin e PDU ne vitin e saj te pare misioni dhe objektivat. Me kete rast i dorezoj dosjen informative me fakte ligjore mbi gjenocidin ndaj cameve dhe te drejten edhe sot mohuar pronesore. Deputeti Dashamir Tahiri kerkoj sugjerime nga ky grup keshillimor per rrugen dhe strategjine qe PDU mund te ndjek ne arritjen e objektivave te saj. Te dy deputetet e PDU u siguruan te sqarojne te gjithe historikun e ceshtjes came dhe te sjelljes aktuale te gjithe aktoreve te perfshire ne kete ceshtje. Dhe ne takimin e zhvilluar me Kongresmenin Ben Chandler u theksua rendesia e ceshtjes came si nga ceshtjet e fundit e pazgjidhura te Ballkanit dhe nderhyrjen e gjithe aktoreve politik relevant per te kerkuar ushtrimin e te drejtes themelore te prones dhe te drejtave te njeriut nga cdo shtet evropian. PDU informoj per punen e saj 1 vjetore dhe dorezoj dojes informative mbi ceshtjen came dhe kerkoj mbeshtetje dhe keshillim per ceshtjen ne fjale dhe kerkoj kontakte te vazhdueshme per ta loobuar dhe per ta njohur nderkombetarisht kete ceshtje. Kryetari Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri u prit prane NDI National Democratic Institute nga z. Robert Benjamin Drejtor rajonal per Evropen Juglindore dhe Catherine Messine Pajic zevendes drejtor per Evropen Juglindore. Z. Idrizi falenderoj NDI per prezencen e tyre ne Shqiperi dhe kerkoj bashkepunimin ne te ardhmen edhe per trajnimin e stafeve politike shqiptare dhe atyre te PDU ne vecanti ne kuader per loobimin dhe ndergjegjesimin per ceshtjes came. Prane ketij instituti u depozitua dosja e ceshtjes came per informim dhe sensibilizim dhe u informuan per punen e kryer nga PDU deri tani. Edhe ne Institutin Amerikan te Paqes ne takimin me z.Daniel Serwer z.Idrizi theksoj rendesine nderkombetare qe ka ky institut ne zgjidhjen dhe promovimin e zgjidhjeve paqesore dhe bashkepunimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›