Gjykata Administrative Berisha pergjigje PS-se Te ndryshojme ligjin

Te gjitha replikat Berisha Votojme modifikimet e draftit. Ligji u hartua me ekspertizen nderkombetare te USAID-it.
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjehere pas largimit te opozites nga salla e Kuvendit duke e cilesuar kete si nje qendrim te papranueshem. Duke e cilesuar ligjin per Gjykaten Administrative si jetik Kryeministri Berisha theksoi se mazhoranca eshte e gatshme qe te shqyrtoje te gjitha verejtjet e opozites dhe te miratoje ndryshimet ne ligj. Me tej Kryeministri Berisha ritheksoi edhe nje here se mazhoranca eshte e gatshme te ngreje komisionin hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit por shtoi se opozita nuk e kerkon hetimin e zgjedhjeve
Berisha per ndryshimin e ligjit
Kreu i qeverise pohoi dje pas bojkotit te opozites se ligji per Gjykaten Administrative eshte ne interesin jetik te mbi 130 mije te bizneseve shqiptare. Une dua te qartesoj qytetaret shqiptare se ne i kemi propozuar opozites se cdo kundershti apo verejtje qe te kete per kete ligj le ta shnderroje ne amendament dhe ne do ta votojme. Ne qofte se opozita mendonte se vertet jane bere ndikime ndonese ligji eshte hartuar me ekspertize teresisht nderkombetare te USAID-it per cdo lloj modifikimi qe opozita do te kerkonte per te permiresuar standardet e ligjit ne ishim te vendosur qe ta votonim - tha Kryeministri ndersa shtoi se ky eshte mesazhi qe i ka percjelle zotit Edi Rama ne menyren me te perseritur. Per nje seri verejtjesh teknike qe ka pasur misioni i EURALIUS-it zoti Rusmali me zotin Halimi dhe zotin Alibeaj i kane pranuar ato dhe kane kerkuar qe keto verejtje ti kalojne edhe udheheqjes se Partise Socialiste e cila nuk ka denjuar ti marre dhe ti shqyrtoje - tha ai. Berisha shtoi se arsyet qe PD nuk voton ligjin eshte se mbi 80 te biznesit shqiptar eshte ne varesi teresisht nga pushteti vendor dhe zoti Edvin Rama nuk do qe administrata e tij te kete kufizime ligjore ne arbitraritetin e qendrimeve te tij ndaj biznesit. Ai nuk do qe dora e tij e rende mbi biznesin te pengohet nga ligji. Ai nuk do qe arbitrariteti i taksidareve te mos rendoje mbi biznesmenet - deklaroi ai. Lidhur me verejtjet e bera nga EURALIUS Berisha ftoi opoziten qe keto verejtje ti ktheje ne mendime dhe mazhoranca eshte e gatshme ti votoje ato. Opozita eshte e mirepritur te beje cdo amendament tjeter qe mendon se e pastron ligjin nga cdo lloj insinuate apo nuance politike por ligji eshte i biznesit dhe fatkeqesia e madhe eshte qe ju po mbani nje qendrim jashtezakonisht te papranueshem ndaj biznesit. Anatemoni biznesin ne teresi pavaresisht nga ngjyra pavaresisht nga vendi dhe kjo ne nje marrezi te vertete - pohoi Berisha duke shtuar se eshte trillim fund e krye ajo qe thote opozita se mazhoranca do te ushtroje ndikime politike mbi gjykatat.
Hetimi i zgjedhjeve
Ndersa vleresoi projektet e USAID-it dhe mbeshtetjen e SHBA-ve ai u tregua i hapur per negociata. Ne jemi te hapur per negociata mbetemi te hapur per negociata. Kjo qeveri nga dita e pare e themelimit te saj e deri me sot eshte e vendosur te qendroje teresisht e hapur ndaj opozites - tha ai. Berisha tha se mazhoranca eshte e gatshme edhe te ngreje komisionin hetimor por sipas ligjit. Ne rast se doni dhe insistoni ne rinumerimin jane 10 ceshtje te cilat duhen se paku disa muaj dhe ne nuk lodhemi dhe nuk terhiqemi por i marrim ato nje nga nje. Nderkohe ju zoterinj drejtojuni Gjykates Kushtetuese me kerkesen per tu drejtuar nese ajo e shikon te arsyeshme Komisionit te Venecias ose drejtojuni direkt Gjykates se Strasburgut ku i keni dyert e hapura. Nuk mund te pretendohet ti japim ultimatum Gjykates Kushtetuese qe brenda 10 ditesh po nuk ktheve pergjigje te marrim iniciativen. Por jo zoterinj ne jemi pushtet ekzekutiv jemi pushtet legjislativ dhe nuk mund te japim ultimatume gjyqesore. Edhe nje here dua ti garantoj se duke mbetur te vendosur ne respekt ndaj ndarjes se pushteteve te shtetit ligjor dhe te Kushtetutes kjo mazhorance gjithnje rri e hapur per bashkepunim ndaj jush dhe me ju - perfundoi Kryeministri.
Gjykata Administrative Franca kerkon miratimin e ligjit
Qeveria shqiptare e konsideron procesin e integrimit ne BE te bazuar ne merite dhe performance dhe se do te beje gjithcka eshte e nevojshme per realizimin e ketij projekti enderr te shqiptareve. Kryeministri Berisha priti dje delegacionin parlamentar te Grupit te Miqesise te Asamblese Kombetare Franceze. Duke i uruar mireseardhjen kryetares se Grupit te Miqesise znj. Genevieve Colot dy nenkryetareve Christian Menard Jacques Desallangre sekretaritThierry Beaugendredhe anetarit Robert Lecou Kryeministri Berisha vleresoi marredheniet shume te mira ndermjet dy vendeve te cilat mbeshteten mbi bazen e nje marredhenie miqesie tradicionale. Kryeministri shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen jashtezakonshme qe Franca dhe populli francez i ka dhene dhe i jep Shqiperise ne procesin e integrimit evropian. Kryeministri Berisha i beri te njohur delegacionit francez zhvillimet pozitive te ekonomise shqiptare angazhimin ne reformat strukturore institucionale arsimore shendetesore te cilat e kane bere Shqiperine te klasifikohet nga vendi i trete me i varfer ne bote ne vitin 1992 ne vend me te ardhura mesatare te larta. Kryeministri inkurajoi sipermarrjet franceze per te investuar ne Shqiperi ku do te gjejne nje klime shume te favorshme per biznesin dhe investimet e huaja.
Kryeministri Berisha vleresoi gjithashtu rolin e Frances ne rajon dhe rezoluten me kontributin e vendeve evropiane dhe te Frances te miratuar nga OKB-ja. Kryeministri i siguroi bashkebiseduesit per mbeshtetjen e plote per procesin e dialogut midis Kosoves dhe Serbise ne perputhje me rezoluten e OKB-se duke e vleresuar rezoluten si nje dokument me vlere per te dyja palet.
Kryeministri Berisha iu pergjigj interesimit te anetareve te delegacionit per zhvillimet politike ne Shqiperi dhe i njohu me perpjekjet dhe ofertat e vazhdueshme maksimale te mazhorances per te gjetur zgjidhje per shqetesimet e ngritura nga opozita duke siguruar respektimin e plote te Kushtetutes ligjeve institucioneve demokratike ne kuader te respektimit te kritereve te Kopenhagenit. Nje tjeter ceshtje per te cilen delegacioni francez shprehu interesm ishte projektligji per Gjykaten Administrative. Kryeministri theksoi edhe nje here se mazhoranca i ka bere thirrje te vazhdueshme opozites per te miratuar projektligjin per Gjykaten Administrative dhe se ajo eshte e gatshme per te pranuar cdo amendament qe do te propozoje opozita ne lidhje me kete projektligj.