Krerët e Tatimeve, Doganave e Pronave, ja kursimet dhe pasuritë për 2010-n
Zbardhen pasuritë e drejtuesve të institucioneve më të lakmuara në vend, ku në krye të klasifikimit renditet kreu i Legalizimeve, Shaban Memia. Shton mbi 10 milionë lekë të reja falë pronave të trashëguara nga bashkëshortja. Kreu i AKKP-së dhe ai kundër Pastrimit të Parave blejnë apartamente të reja
Tiranë Drejtorët e institucioneve më të lakmuara në vend renditen poshtë politikanëve dhe gjyqtarëve, në klasifikimin e pasurisë për vitin 2010. Ndryshe nga ç’mendohet, ata kanë fare pak investime në pasuri, ndërsa kanë preferuar që kursimet nga paga apo shitja e makinave t’i ruajnë për më vonë. MAPO publikon sot deklaratat e krerëve të Tatimeve, Doganave, Policisë së Shtetit, AKKP, Hipotekës e ALUIZNI-t, të cilët përveç kursimeve nga paga dhe interesat nga depozitat e mëparshme, privilegj të vetëm nga detyrat e tyre duket se kanë pasur blerjen e ndonjë makine nga institucioni, për shuma modeste parash. Përjashtim bën drejtori i Agjencisë së Legalizimeve, Shaban Memia, i cili rezulton të ketë pasur një vit të “begatë”, krahasuar me të tjerët, por kjo falë pronave të trashëguara nga bashkëshortja e tij. Gatë vitit 2010, Memia e ka shtuar pasurinë me 9.7 milionë lekë të reja nga provat që bashkëshortja ka trashëguar nga nëna, ndërkohë që kjo shumë është rritur edhe nga shitja e dy makinave, njëra 30 mijë euro dhe tjetra 800 mijë lekë. Në bilancin e familjes Memia ka edhe të ardhura të tjera shtesë, kryesisht nga burimet e mësipërme. Dy drejtorë të tjerë të rëndësishëm, ai i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Çefa dhe ai i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arben Doçi kanë shtuar pasurinë me nga një apartament të ri, të cilët po i paguajnë me kursime familjare dhe kredi. Jashtë parashikimeve paraqiten drejtori i Përgjithshëm i Doganave dhe ai i Tatimeve. Kreu i Tatimeve, Gëzim Spahija, ka mundur të kursejë 800 mijë lekë nga paga dhe 2500 euro nga shitja e një automjeti, gjatë vitit 2010; ndërsa kreu i Doganave, Flamur Gjymishka, ka mundur të kursejë rreth 20 mijë euro nga kursimet e familjes dhe interesat e depozitave të mëparshme. Duke iu referuar deklaratave të tyre të pasurisë, kreu i Policisë së Shtetit rezulton të ketë kursyer rreth 2 milionë lekë të reja gjatë vitit 2010, nga të ardhurat familjare dhe dietat për udhëtimet jashtë shtetit. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku, shfaqet edhe më diskret, përmes deklaratës së tij, ku raporton vetëm pagën e tij dhe atë të bashkëshortes.
Hysni Burgaj
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë
Kursime nga paga dhe shpërblime 1 545 164 lekë
Gjendje cash, nga kursimet familjare 550 000 lekë
Kursime nga paga e bashkëshortes 60 000 lekë
Paga dhe shpërblime 1.806.615 lekë
Dieta dhe udhëtime jashtë shtetit 4329 euro
Të ardhurat e bashkëshortes 829 496 lekë
Të ardhurat e djalit 408 000 lekë
Robert Çeku
Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit
Të ardhura nga paga 2 092 560 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 960 000 lekë
Elvis Çefa
Drejtor i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
Llogari page në BKT 10 000 lekë
Llogari page e bashkëshortes 10 000 lekë
Blerje autoveture “Toyota
Corolla” dhe pagesa e doganës 3650 euro +202 000 lekë
Blerje autoveture “Volkswagen passat” 380 000 lekë
Shitje e autoveturës “Volkswagen” 14 500 euro
Kësti i parë i një apartamenti
130 m2 nga kursimet familjare dhe shitja e makinës 12 350 euro
Vlera totale e apartamentit 123 500 euro
Elvis dhe Arjeta Çefa,
gjendja cash e kursimeve 890 000 lekë +2150 euro
Të ardhura neto nga paga 1303 800 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 993 300 lekë
Shaban Memia
Drejtor i ALUIZNI-t
Llogari në R.Bank në emër të bashkëshortes,
e rritur 170 030 lekë nga 2010-ta, trashëgimi nga nëna 345 939 lekë
Pakësuar llogaria në ISP Bank në emër të bashkëshortes 169 510 lekë
Llogari në emër të bashkëshortes në
ISP Bank, rritje 2 982 USD, trashëgimi nga nëna 5 160 USD
Depozitë në R.Bank në emër të b/shortes, përfituar
nga kompensimi i pronës, trashëgimi nga nëna 3 000 000 lekë
Shitur makina e djalit 30 404 euro
Shitur makina e b/shortes 800 000 lekë
Autoveturë e blerë sipas ligjit nr.10 160 1 038 149 lekë
Gjendje cash, e mbetur nga shitja e makinës së djalit 14 554 lekë
Gjendje cash nga të ardhurat e
përfituara nga trashëgimia e bashkëshortes 5 000 000 lekë
Të ardhura nga paga dhe shpërblime 2 164 183 lekë
Të ardhura nga paga e shpërblime të b/shortes 420 000 lekë
Të ardhura të b/shortes nga Bonot e Thesarit 287 962 lekë
Të ardhura dhuratë si trashëgimi nga nëna të b/shortes 9 753 171 lekë
Kredi në R.Bank për blerje banese në Golem, Kavajë 3586 euro
Kredi te Instituti Credins për blerje makine nga djali 16 700 euro
Mbetur për t’u paguar 40 536 euro
Kredi marrë në Credins për investim në blerje toke 14 430 178 lekë
Mbetur për t’u paguar 434 871 lekë
Pagesë për djalin, për master në Psikologji Klinike 1 600 euro
Arben Doçi
Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave
Apartament banimi 123 m2, porositur më 21/1/2010 88 500 euro
Kredi për apartamentin 5 500 000 lekë
Kursime në lekë 4 280 000 lekë
Kursime në euro 12 800 euro +5000 euro borxh
Blerje autoveture “Volksëagen
Passat” me të drejtë parablerje 146 500 lekë
Paga dhe shtesa mbi pagë 1 690 000 lekë
Paga dhe shtesa mbi pagë të b/shortes 1 120 000 lekë
Të ardhura si anëtar i Këshillit të
Administrimit të Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë 171 800 lekë
Të ardhura nga dietat në dy vizita studimore në Francë 1300 euro
Gazmir Spahija
Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
Shitje e automjetit “Renault Megan” 7 000 euro
Gjendje cash në shtëpi, nga të ardhurat nga puna 800 000 lekë
Cash në shtëpi, nga shitja e autoveturës 2 500 euro
Të ardhurat nga paga 846 272 lekë
Shpërblime në punë 9 000 lekë
Bonuse nga institucioni për automjetin 117 000 lekë
Bashkëshortja Eneida Spahija
Blerje automjeti “Smart Forfor”, me të
ardhura nga shitja e makinës së bashkëshortit 4500 euro
Të ardhura nga paga 343 933 lekë
Flamur Gjymishka
Drejtor i Përgjithshëm i Doganave
Shtuar në R.Bank nga interesat e depozitës 1619 USD
Shtuar në R.Bank nga interesat
e depozitës në emër të b/shortes 575 euro
Shtuar në BKT, të ardhura nga
viti 2009 në emër të b/shortes 10 000 euro
Shtuar depozitë në BKT 300 euro
Shtuar të ardhura cash,
siguruar nga të ardhurat familjare 5 000 euro
Pakësuar gjendja cash e depozitës në
BKT në emër të b/shortes 10 000 euro
Blerje makine autoveturë “Mercedez
Benz”, blerë nga bashkëshortja 540 000 lekë
Paga dhe shpërblime të vitit 2010 1 798 000 lekë
Paga dhe shpërblime të b/shortes 744 350 lekë
Kredi për blerje apartament banimi në shumën
20 mijë USD, filluar më 1995 përfundon më 27. 10.2020 60 000 lekë
Arben Qirjako
Kryeregjistrues në Zyrën Qendrore të Pasurive të Paluajtshme
Interesa në 5 depozita në Credins, të deklaruara më parë 28 USD
88 euro
54 263 lekë
62 753 lekë
3021 lekë
Gjendje llogari rrjedhëse, me burim nga paga 1 553 043 lekë
Interesa në depozita të deklaruara më parë 83 585 lekë
Interesa në depozitën e deklaruar
më parë në emër të Devis Qirjako 37 923 lekë
Gjendja cash në shtëpi nga të ardhurat 1 100 000 lekë
Blerje automjeti sipas VKM 613 000 lekë
Të ardhurat vjetore nga paga 1 773 408 lekë
Të ardhura nga Këshilli Drejtues
i Entit Kombëtar të Banesave 216 000 lekë
Të ardhura nga Këshilli Drejtues i ANALTIR 292 500 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në AKKP 683 58 lekë