E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër,arrestohet 31-vjeçari,vrau në '99

Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës ka zbardhur një ngjarje të ndodhur në vitin 1999 dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar të saj. Burime pranë kësaj drejtorie bënë të ditur arrestimin e 31 vjeçarit Drini Aliko, si autor të dyshuar. Sipas burime zyrtare nga kjo drejtori policie, ky shtetas është autori i dyshuar i vrasjes me armë zjarri të shtetasit Besnik Ibrahimi, nga lagjia "Puntore" e rrethit Gjirokastër. Vrasja në fjalë ka ndodhur më datën 04.11.1999, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i lagjes Puntore " në rrugën nacionale Gjirokastër -Kakavije. Arrestimi i Alikos u krye në gjatë rrugës nga Viroi për në fshatin Lazarat me automjetin e tij tip Audi me targa GJ 0777 B. Ndërsa operacioni ishte i koduar "Harresa". Saktësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 5 aparate celular me gjithë karta dhe një sasi prej 32 mijë lekë të reja dhe 420 dollarë, ku sëbashku me makinën u sekuestruan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›