Kreshnik Qato,sot përballja me Liggierin

Kreshnik Qato do të mbrojë sot titullin e tij të kampionit botëror në peshën e mesme të versionit WBF përballë italianit Fabio Liggieri.
Dueli do të zhvillohet në Dessau të Gjermanisë, ndërsa dueli do të transmetohet drejtpërdrejt në Kanalin Sportiv Gjerman DSF i cili e fillon transmetimin në orën 22: 45 në një mbrëmje ku do të ketë edhe përballje të tjera. Kreshnik Qato ka deklaruar se është përgatitur shumë për këtë përballje dhe se ambicia e tij është të mbrojë titullin dhe të mos zhgënjejë tifozat shqiptarë. Kreshnik Qato nuk njeh humbje në ndeshjet e fundit ku takimi më i fundit i fituar prej tij është ai ndaj Zoltan Surman. Kundërshtari i Qatos italiani Liggieri ëshët 31 vjeç dhe në karrierën e tij numëron 10 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje. Shqiponja premton sot një mbrëmje të madhe për të gjithë boksdashësit. Në karrierën e tij boksieri i mirënjohur shqiptar numëron 20 fitore.