E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu ngushëllon familjet e viktimave në lumin Tisa

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu shprehu keqardhjen e tij të thellë dhe u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave që humbën jetën në lumin Tisa.
"Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet relevante për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me shpresë se personat e tjerë që udhëtonin me tri viktimat, tashmë të konfirmuara, të jenë gjallë", thekson presidenti Sejdiu.
"Jemi pranë familjeve të viktimave në këto çaste pikëllimi", shton ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›