Kreshnik Spahiu Kemi 99 vjet pavaresi por jo 99 vjet shtet
Aleanca Kuq e Zi ka hapur siparin e festimeve te pavaresise ne Vlore ne qytetin e flamurit. Te rinjte aktiviste te kesaj levizje kane shpalosur neper rruge nje flamur gjigant i cili ka nisur rrugetimin simbolik ne cdo qytet dhe do te perfundoje ne Prishtine. Kreu i AK Kreshnik Spahiu ne fjalen e tij pershendetese theksoi se gjendja ne te cilen ndodhet sot Shqiperia nuk eshte endrra e Ismail Qemalit. Vijme 99 vjet pasi beu i urte i Vlores mori nje rrugetim te gjate per ta shkeputur nga Anadolli e futur ne Europe. 99 vjet me pas ne jemi ketu. ndrra e Ismail Qemalit vazhdon. Kemi 99 vjet pavaresi por jo 99 vjet shtet sepse nuk ishte kjo Shqiperia qe synonte Ismail Qemali dhe rilindesit tane. Shumica e Shqiperise mbeti jashte kufijve. Nuk eshte Shqiperia Big Brother por Shqiperia eshte nje nga vellezerit te cilet kane lindur ne te njejten dite. Ate te lindjes se flamurit tone kuq e zi. Do te kalonin 99 vjet qe ne te shikonim ne keta 99 vjet si ndryshuan territoret. 99-shat e Shqiperise i bene te 99-at Shqiperise. Ata qe cenuan e ndryshuan simbolet tona kombetare guxuan te cenojne integritetin dhe territoret por tashme ka arritur fundi. Duan te tundin nga varret edhe eshtrat e te pareve tane duke i konvertuar ne greke. Nje turp i vertete. Nuk ishte kjo Shqiperia e Ismail Qemalit dhe endrren e tij ne duhet ta vazhdojme ka thene Spahiu. Me tej ai u ka bere thirrje te gjithe shqiptareve kudo ku ndodhen te injorojne flamujt partiake. Per 20 vite pritem te ishte sic u premtua. U ndryshuan 20 qeveri 200 ministra na u premtua Europa por jemi te fundit ne Europe. Nuk e kemi gjetur ende deren e saj. Per 20 vjet u sanksionua bashkimi. Ku eshte endrra e shqiptareve bashkimi A mundet dikush te me thote se cili Kryeminister ka qene si Ismail Qemali Nuk ishte endrra Vlora e bombave me telekomande nuk ishte endrra e tij piramidat mafia krimi i organizuar. As bashkimi me Anadollin. Flamujt qe dolen ne keto vite na kthyen me keq se 99 vite me pare ka thene Spahiu. Me tej ai ka paralajmeruar se rrugetimi i Aleances Kuq e Zi do te vijoje ne Prishtine. 28 Nentori po afron dhe ne nuk jemi rastesisht ne daten 26 nentor. Nuk mbjellim urrejtjen dhe ndasite. Jemi ne rrugetimin e madh. Rrugetimin e flamurit qe nis ketu dhe vijon ne Prishtine ne daten 28 Nentor. Te gjithe te jemi pjese e nje familje-nje flamur. Injoroni per here te pare flamujt e partive politike sepse ne kemi flamurin tone ate kuq e zi. Le te fillojme numerimin mbrapsht. Viti 2012 po afron dhe nuk do te jete fundi i botes por do te jete fundi i atyre qe mohuan shpresen dhe endrren e shqiptareve per te qene bashkuar dhe per tiu bashkuar Europes se bashkuar. Per kete arsye kam nje mesazh per ju. ohuni shqiptare prej gjumit cojuni si kuq e zi te gjithe o sot o kurre. Per ty Shqiperi Aleanca Kuq e Zi ka perfunduar Spahiu.