Ekspertet Shqiperia do 65 vjet per te arritur parametrat e BE-se
Rreziku i nje recesioni tjeter ne Ballkan eshte shume i madh pasi vendet e tij jane tejet te ekspozuara ndaj krizes ne Eurozone. Fakti qe bankat greke dhe italiane jane te pranishme ne numer ne rajon e rrit kete rrezik. Kjo krize po demton perspektiven e anetaresimit ne BE te vendeve te Ballkanit Perendimor thane eksperte te rajonit ne takimin e ambasadoreve te BE-se dhe Ballkanit ne Londer. Rajoni i Ballkanit ose sic njihet ndryshe edhe Europa Juglindore ndodhet perballe nje sere sfidash ku ekziston rreziku i renies serish ne recesion nderkohe qe numri i investitoreve te huaj kane rene se tepermi ne dy vitet e fundit tha Peter Sanfey drejtues i larte i BERZH-it Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim me seli ne Londer. Ne takimin e ambasadoreve te BE-se dhe Ballkanit u dhane disa shifra te cilat perbejne nje skaner te imet te gjendjes shendetesore te ekonomive ne Ballkan. Shqiperia pritet te kete rritje ekonomike prej 4 perqindesh nderkohe qe mesatarja e BE-se eshte 2 per qind. Por per te arritur te ardhurat europiane mesatare per fryme Shqiperise me keto ritme do ti duhen 65 vjet u deklarua ne takim. E ardhmja afatshkurter e Ballkanit eshte e zymte ishte konkluzioni konsensual sipas Laza Kekic drejtues i prestigjiozes Economist Inteligence Unit ne Londer. Hapesirat per stimulim fiskal jane shume te kufizuara ne Ballkan. Ne Indeksin e prekshmerise dhe rrezikut ndaj krizes Hungaria bashke me Shqiperine renditeshin ne nivelin e larte 4 nga 5 maksimalja. Ne kushtet e krizes dhe mungeses se stabilitetit politik dhe problemeve ndershteterore ne Ballkan ne nje vezhgim jo aq pesimist sesa realist verdikti i specializuar ne takim ishte se rajoni nuk ishte i pershtatshem per anetaresim dhe ne rastin me te mire data me e afert do te ishte viti 2020 cka do te bente te veshtire ruajtjen e entuziazmit te publikut per hyrjen ne BE.