Kreshnik Tartari: Anët e panjohura të Silva Turdiut

(EKSKLUZIVE/ALBANIA SPORT) - “Drama e vajzës më të shkëlqyer të ekipit, Silva Turdiut, për “faj” të volejbollit dhe absurdit politik të regjimit komunist është një nga pengjet e mia”. Kjo është brenga e madhe e Kreshnik Tartarit, ish-trajnerit të Dinamos së famshme të viteve 1975-1990, në lidhje me ato që ai përjetoi në “vetë të parë”, pas ndëshkimit të volejbollistes bukuroshe 20-vjeçare, Silva Turdiu, për shkak të fejesës më Skënder Shehun, djalin e dytë të ish-kryeministrit më jetëgjatë komunist, por dhe të gjithë historisë shqiptare, Mehmet Shehut. Lidhja e pazakontë Shehu-Turdiu, i pari pinjoll i njeriut të dytë më të fuqishëm në regjimin komunist pas Enver Hoxhës, dhe e dyta, pinjolle e dy prej familjeve më të shquara shqiptare, Turdinjve (nga i jati) dhe Pipajve (nga e ëma), ishte sinteze e një regjimi, sa human në dukje, aq brutal në ndëshkime shembullore...
(E plote diten e hene...)
Burimi: Albania-sport.comE Shtune, 30 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili